Raporti i Punësimeve, alarmohet PS: Shifrat për Vlorën 700 punësime PS, 368 punësime LSI

Publikuar tek: politike, më 10:07 02-09-2015 Raporti i Punësimeve, alarmohet PS: Shifrat për Vlorën 700 punësime PS, 368 punësime LSI Edi Rama dhe Ilir Meta pas firmosjes se marreveshjes per zgjedhjet lokale te qershorit 2015

PS dhe LSI duket se nuk po gjejnë paqe sa i përket çështjes së punësimeve. Në mbledhjen e fundjavës në qytetin e Vlorës, me deputetë të rajonit dhe të qarkut, kryeministri Rama, ka kërkuar nga deputetët dhe zyrtarët e institucioneve, një raport të plotë e të detajuar mbi çështjen e punësimeve mes dy forcave politike, PS e LSI, në qarkun e Vlorës. 

Të dhënat paraprake të raportit të bërë nga zyrtarët socialistë dhe strukturat partiake, e kanë alarmuar disi kryeministrin Rama, njëkohësisht kryetar i PS.

Sipas të dhënave në qarkun e Vlorës, të hedhura në këtë raport, rezulton se PS ka të punësuar në administratën lokale në këtë qark 700 punonjës. Ndërkohë që LSI ka të punësuar 368 punonjës të vet, sipas të dhënave të këtij raporti që i disponon Newsbomb.al.

Në mbledhjen e fundjavës, është kërkuar nga kryetari i PS, që raporti të detajohet në çdo strukturë dhe qelizë të administratës. Kush i ka futur njerëzit në punë? Cilët janë deputetët që kanë propozuar emërimet dhe cilat kanë qenë kontributet e këtyre njerëzve në Partinë Socialiste? A janë ata rrjedhojë e emërimeve profesionale dhe të konsultave të përgjithshme, apo dëshirë e individëve që kanë pushtet?

Raporti final i Vlorës do të mbërrijë për diskutime në Tiranë. Newsbomb.al mëson gjithashtu se këto raporte, do të mbikqyren tashmë nga të gjithë të deleguarit sikurse ata u ndanë në 6 zonat që ndau tre ditë më parë kryeministri. Përgjegjës për përfundimin shpejt të këtyre raporteve do të jenë: Lindita Nikolla për qarkun e Veriut; Saimir Tahiri për Shqipërinë e Mesme, Blendi Klosi për qarkun e Fierit, Koço Kokëdhima për Jugun; Taulant Balla për rajonin e Elbasan-Korçë dhe Ditmir Bushati për Dibrën e Kukësin. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama takim kokë më kokë me Shehajn e Tatimeve dhe këshilltarin Fuga, pinë kafe në ish-Bllok
“Qytetarët e Tiranës çdo muaj në sondazh për kompanitë e pastrimit. Kush merr notë të dobët, ikën”, urdhëri i prerë i Veliajt »
Article Logic
Execution time: 0.022250175476074
array(1) { ["section"]=> string(91) "raporti-i-punesimeve-alarmohet-ps-shifrat-per-vloren-700-punesime-ps-368-punesime-lsi-19760" }