Raporti konfidencial i OSBE, Bushati largon nga misioni ambasadorin Spiro Koçi

Publikuar tek: politike, më 08:49 19-09-2015 Raporti konfidencial i OSBE, Bushati largon nga misioni ambasadorin Spiro Koçi Ditmir Bushati dhe Spiro Koçi

Spiro Koçi, diplomati i karrierës, nuk do të jetë më ambasador i Shqipërisë në OSBE. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e ka liruar nga detyra e ambasadorit, duke e urdhëruar të kthehet në atdhe Brenda 1 tetorit, ndërkohë që deri në zgjedhjen e ambasadorit të ri, procedurën do ta kryejë i ngarkuari me punë.

‘’Panorama’’ zbardh “skandalin diplomatik” të radhës, ndërkohë që shkruan se Presidenti i Republikës, i cili me kushtetutë emëron dhe liron nga detyra ambasadorët, nuk ka asnjë dijeni për lirimin nga detyra të ambasadorit Spiro Koçi.

“Zoti Ambasador, sikurse kam pasur rastin t’ju informoj edhe më parë procedura e lirimit tuaj nga detyra është duke u realizuar në përputhje të plotë me kërkesat e ligjit nr23/2015 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë. Dëshiroj t’ju informoj se me kthimin tuaj në atdhe jeni propozuar të merrni një detyrë të rëndësishme në këtë ministri, e cila do t’ju bëhet me dije në një moment të dytë. Merrni masa për të kryer takimet e lamtumirës si dhe për të organizuar kthimin në atdhe brenda datës 1 tetor 2015. Në momentin e largimit tuaj deri në emërimin e pasardhësit, misioni do të drejtohet nga i dërguari me punë” shkruan në letrën e tij për ambasadorin Qirjako Qirko, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme.

Letra mban datën 10 shtator, dhe siç duket nga zhvillimet e vrullshme të ditës, nuk mund të mos jetë e lidhur me raportin konfidencial të OSBE, një raport që hidhte akuza të rënda mbi liderët dhe deputetët e Shqipërisë. Raporti është kundërshtuar fort nga qeveria shqiptare dhe opozita, si një raport që ishte bazuar mbi thashetheme, ndërkohë që diplomat të huaj dolën në mbrojtje të OSBE. Por ndërsa ambasadorit të OSBE në Tiranë përveç ndonjë note proteste qeveria shqiptare nuk ka ç’I bën, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me ambasadorin e Shqipërisë në OSBE, Spiro Koçi, I cili do të duhet të lërë detyrën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dekriminalizimi/ Drafti i Opozitës, nga vrasja te seksi me dhunë, të gjitha veprat që ndalojnë hyrjen në administratë
Qeveria përgatit largimin e OSBE nga Shqipëria, shkak “raporti konfidencial” që njolloste politikën »
Article Logic
Execution time: 0.0043201446533203
array(1) { ["section"]=> string(83) "raporti-konfidencial-i-osbe-bushati-largon-nga-misioni-ambasadorin-spiro-koci-21154" }