Raporti për Kosovën, Leskaj përplaset në KiE me deputeten serbe

Publikuar tek: politike, më 17:42 04-11-2015 Raporti për Kosovën, Leskaj përplaset në KiE me deputeten serbe Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Valentina Leskaj

ATA

Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Valentina Leskaj  gjatë debatit në Komitetin Politik të KiE-s (në Paris), kërkoi që Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota e Këshillit të Europës. Gjatë diskutimit zonja Leskaj ka kritikuar qëndrimin e deputetes serbe mbi raportin për Kosovën, që prezantoi raporteri, Agustin Kondi.

Leskaj tha se gjuha e përdorur nga deputetja serbe nuk përkon me frymën e KiE dhe nuk kontribuon për paqen, stabilitetin dhe dialogun në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe konflikteve.

"Çfarë dëgjova këtu nga kolegia serbe më vë përpara pyetjes nëse gjuha e përdorur në Këshillin e Evropës, kontribuon për paqen dhe stabilitetin, për dialogun, zgjidhjen apo për konfliktin? Unë vij nga një vend ku lojtarët e futbollit të ekipit serb deklaruan se u ndjenë shumë mirë në Shqipëri dhe ndërkohë të njëjtën gjë deklaruan studentët serbë të cilët ndenjën në familjet shqiptare, transleton “Neës24”.

Unë besoj që nuk duhet të përdorim këto modele për rajonin tonë që sjellin erën e bashkëpunimit, komunikimit, por është e vështirë të kuptoj gjuhën që u përdor këtu. Unë do të shpresoja se ky nuk është qëndrim zyrtar dhe se nuk jemi këtu t’i tregojmë gishtin njëri-tjetrit, por do gjejmë mundësitë e të kontribuojmë për dialog, paqe dhe stabilitet te rajoni dhe ky është roli i KiE”, u shpreh Leskaj.

Në mbyllje të fjalës së saj, znj. Leskaj nënvizoi sërish se anëtarësimi i Kosovës në KiE do të ndihmonte Kosovën në mënyrë të veçantë në vazhdimësinë e reformave dhe atë të forcimit te ligjit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Tabaku: Nga abuzime e qeverisë, çdo qytetar ka humbur 300 euro
Fevziu paralajmëron “bombën” që nuk ka guxim ta publikojë askush, ja për çfarë flitet »
Article Logic
Execution time: 0.01898193359375
array(1) { ["section"]=> string(68) "raporti-per-kosoven-leskaj-perplaset-ne-kie-me-deputeten-serbe-24666" }