Raporti për Reformën në Drejtësi, Demokratët zbardhin rekomandimet e Komisionit të Venecias

Publikuar tek: politike, më 10:50 24-12-2015 Raporti për Reformën në Drejtësi, Demokratët zbardhin rekomandimet e Komisionit të Venecias

Edhe pse e kanë bërë të qartë që janë pro reformës në drejtësi, demokratët kanë dhënë të detajuar sot 8 rekomandimet e Komisionit të Venecias në lidhje me ndryshimet që duhet të bëjë Komisioni për Reformën në Drejtësi dhe Ekspertët e Nivelit të Lartë, draftit për ndryshimet kushtetuese. Pasi ende ai nuk është në formën e duhur.

“Ky dokument çmonton skemën e kapjes së drejtësisë dhe është udhërrëfyesi më i mirë. Ne e mbështesin tërësisht raportin e Komisionit të Venecias dhe qëndrimin e presidentit të këtij komisioni se rruga duhet të jetë ajo e komisionit të dekriminalizimit. Edhe në vijim të deklaratës së kryetarit të PD, z.Lulzim Basha ftojmë të gjithë që të vendosin punët në muajt e ardhshëm në bazë të një dialogu të sinqertë për të zbatuar pikë më pikë raportin. ”, tha sot Halimi, duke ia dhënë fjalën Enkelejd Alibeajt, ish-ministër i Drejtësisë.

Dhe ja shpjegimi i plotë i Alibejt për rekomandimet e Komisionit të Venecias:

“Janë 136 pika që është struktuaruar opinioni i Venecias, me 136 paragrafë që duhet të strukturohet më tej Reforma Kushtetuese.

Dy shtylla kryesore:

Regjim të përkohshëm kushtetues, me Regjim rivlerësues të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe Regjim permanent kushtetues.

Mbështet autoritetet shqiptare për reformë gjithëpërfshirëse. Evidentohet se reforma nevojitet të kryhet urgjentisht dhe kërkon një ndërhyrje radikale. Draft-amendamentet paraqesin një bazë solide megjithatë sugjeron: amendamentet duhet të thjeshtohen e në shumë raste të qartësohen. Qëllimi është i lavdërueshëm.  Skema e komplikuar dhe se reforma ka të ngjarë të çojë në një process shumë të ndërlikuar vendimarrës, shumë organe në një sistem të komplikuar balance dhe kontrolli.

8 rekomandime:

1-E gjithë skema duhet të rishikikohet dhe thjeshtohet

2-Përgjegjësinë për organet kushtetuese

3-Forcim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

4-Gjykata Kushtetuese, kompetencë për amendamentet kushtetuese

5-Roli i Minististrit të Drejtësisë në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, ish-KLD duhet të rishikohet për të shmangur konfliktin e interesit që paraqet prezenca e tij.

6-Rregullimin institucional duhet të rishikohet mënjanimi i konflikteve të interesave

7-Të mos marrë pjesë në Tribunalin Disiplinor ministri i drejtësisë

8-Kushtetuta të përmbajë: procesin e emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve: në bazë merite, konkurim i hapur kandidatësh, transparencë për zgjedhje, pluralitet kandidatësh. Baza kushtetuese e propozuar për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtareve ka nevojë të sqarohet më shumë. Kushtetuta të sqarojë raportin mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Specializuar. Një mekanizëm zhbllokues në rast emerëimi të prokurorit të Përgjithshëm, jo në Tribunal. Përbërja dhe statusi i gjyqtarëve: pavarësinë dhe paanshmërinë e pastër. Gjyqtarët dhe prokurorët që do rivlerësohen duhet të sigurojnë garancitë dhe të drejtën e ankimimit në organe të pavarura.

Të përcaktohet edhe statusi i vëzhguesve ndërkombëtarë që do të garantojnë rivlerësimin. Përzgjedhja e gjyqtarëve në ish-KLD. Maxhoranca ka shumicën për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe të prokurorisë. Nëse në kontekst aktual politik procedurën e zgjedhjes së gjyqtarëve jo anëtarë, jo prokurorë siguron një përbërje me një shumicë pluraliste. Komisioni i Venecias sjell një opinion të mëparshëm kur kriter i emërimit me shumicë të cilësuar me iniciativë të një grupi politik, atëherë ky rregull çimenton ndikimin politik të këtij grupi të veçantë brenda organit rregullator. Duhet të trajtohet për të shmangur politizimin. Si antidot Komisioni i Venecias propozon që emërimet apo nominimet e kandidatëve të jenë të lira në masën maksimale të mundshme nga ndikimi politik.

Anëtarët gjyqtare dhe jo gjyqtarë me qëllim që të zgjidhet individi me përvojë profesionistë të pasur pa ndikim politik.

Roli i ministrit të Drejtësisë në Këshillin e Lartë Gjyqësor duhet të rishikohet. Nëse do ketë kompetenca për procedurë disiplinore duhet të bëhet e qartë që nuk luan asnjë rol, as të ulet as të marrë pjesë si ex oficio në Tribunalin Gjyqësor.

Komisioni vlerëson se prezenca e Ministrit të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm në Tribunal është problematik. Ka vlerësuar si të paparshtatshme përbërjen e Tribunalit, pjesa dërrmuese janë në konflikt të hapur interesi. Prezenca e Ministrit të Drejtësisë në organe të ndryshme displinore shkak konflikti interesi, qoftë edhe si vëzhgues.

Parashikojnë edhe mundësitë e Ministrit që të shqyrtojë masën e dhënë, edhe pse ai mund të ketë qenë iniciatori. Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, as këtu. Është shumë e papërshtatshme që ministri i Drejtësisë të bëjë ankesa ndaj ish-KLD apo Prokurorit të Përgjithshëm për të kryer inspektime.

Parashikohet një numër i lartë institucionesh: kjo skemë e komplikuar mund të ketë një pasojë: krijon një klimë mosbesimi ndaj gjyqësorit. Rekrutim profesionistësh ligjorë, ndërsa numri i kandidatëve mund të jetë i kufizuar. Komisioni i Venecias thotë se duhet të rishikohen dhe thjeshtohen, të reduktohet numri i organeve.

Komisioni i Venecias sugjeron që inspektorati në Ministrinë e Drejtësisë, dhe ILDKPI të mos kenë kompetenca të hetimit dhe kontroll të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Mos ketë organe të ndryshme me funksione të ngjashme.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi-komplikon situatën.Përbërja e këtij trupi duhet të shqyrtohet më nga afër. Një trupë e vogël elitë në pozitë shumë të rëndësishme: qasje koorporatiste

Krijimi i një inspektoriati në vend të 3 ekzistues, zhvillim pozitiv. Ndarja e detyrave është në linjë me standardet ndërkombëtare. Po Komisioni i Venecias është i vetdijshëm se ndarja e detyrave, inspektimi dhe vendimarrja, nuk kërkon një organ të pavarur në çdo rast.

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë vetëm me gjyqtarë dhe prokurorë rrit rrezikun e qasjes koorporativiste. Përfshirjen në Kushtetutë: kriter e përfundimit të Shkollës së Magjistraturës për emërim. Konkurursi i ndershëm, procedurë transparente, proces i hapur kandidimi, më të kualifikuarit dhe me integritet më të lartë.

Komisioni i Venecias thotë se në draft nuk parashikon që gjyqtarët të mund të shkarkohen vetëm për shkelje të rënda displinore, gjë që duhet parë më tej

Gjykata Kushtetuese: Më së paku kompetencë për të verifikuar proceset e amendamenteve kushtetuese. I paqartë kriteri ndalues i emërimit dhe mospërfshirja në forume drejtuese të partive politike. Emërimi nuk është I njëjtë. Duhet saktësuar. Kalimi direkt I individëve nga një aktivitet politik në një sistem të pavarur dhe duke shmangur dhënien e avantazheve politike aty ku emërimi të bëhet përmes procesit politik.

Amendamentet nuk tregojnë qartë se kush vendos mbi përgjegjësinë e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Duhet të jetë po vetë Gjykata Kushtetuese.

Krijimi i një gjykate të dytë të lartë: Gjykatë e Lartë Administrative: mungesa e burimeve financiare të Shqipërisë, pamundësi burimesh për Gjykatën e Lartë, konflikt mbi juridiksionin. Përfshirjen e pavend të Gjykatës Kushtetuese në juridiksionin gjyqësorit. Prokuroria e Përgjithshme dhe  Prokuroria Speciale: të ketë të njëjtin status dhe paanësi.

Strukturat speciale anti-korrupsion dhe Prokuroria e Përgjithshme, të lidhura. Byroja Kombëtare e Hetimeve të mos i nënshtrohet rolit të jashtëm, po roli I përcaktuar në Kushtetutë. Emërimi i Prokurorit të Përgjithshëm, pse kritere të ndryshme nga kriteret e emërimit të gjyqtarëve?

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është i detyruar të japë më shumë se një kandidat në Kuvend, të jetë transparent , thirrje të hapura me disa kandidatë alternative, renditur nga KLP: duhet t’i paraqiten Kuvend.

Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm nuk duhet të ndërpritet deri sa të zgjidhet i riu. Të çuditshëm kanë parë që ish-prokurori i përgjithshshëm të emërohet gjyqtar në Gjykatën e Apelit.''

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erion Veliaj ngre vetë në krahë kolltukun e zyrës, ‘’I Love you bro’’, Dritan Hila i publikon foton
Rritja e çmimit të biletës për transportin urban, Olli: E papranueshme »
Article Logic
Execution time: 0.018362998962402
array(1) { ["section"]=> string(96) "raporti-per-reformen-ne-drejtesi-demokratet-zbardhin-rekomandimet-e-komisionit-te-venecias-28461" }