Raporti sekret i OSBE, reagon Berisha: Riciklim i trillimeve të mediave

Publikuar tek: politike, më 18:12 11-09-2015 Raporti sekret i OSBE, reagon Berisha: Riciklim i trillimeve të mediave

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me raportin sekret të OSBE të publikuar në disa media ku përfliten emrat e kryeministrit Rama, kreut të Kuvendit, Meta, dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha ka sqaruar në Facebook se raporti është vetëm një riciklim i raportimeve në media, të cilat ai i quan shpifje të turpshme dhe qesharake.

“Sot mediat kanë botuar një raport të OSBE, në të cilin përflitet dhe emri im. Lidhur me këtë raport theksoj me përgjegjësi të plotë se, ashtu siç pohon dhe vetë raporti, kemi të bëjmë thjesht me një ricikilim të një trillimi të turpshëm e qesharak të ish gazetarëve të Koço Kokëdhimës dhe të ndonjë tjetri, ndaj të cilëve janë ndërmarrë dhe janë në vazhdim përgjigjet e duhura ligjore për shpifjet dhe trillimet e tyre të ulta, të verifikuara si të tilla tashmë nga organet kompetente”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-ministri i Jashtëm, Shehu: Vota pro Palestinës, gafë e rëndë diplomatike e Shqipërisë
Ambasadori i OSBE komenton raportin sekret: S’i verifikuam dot informacionet e mbledhura »
Article Logic
Execution time: 0.023316144943237
array(1) { ["section"]=> string(75) "raporti-sekret-i-osbe-reagon-berisha-riciklim-i-trillimeve-te-mediave-20562" }