RAPORTI SEKRET I POLICISË/ Muxhahedinët në Shqipëri, të aftë për akte terroriste, të mbahen nën kontroll (DOKUMENTARI I CHANNEL4NEWS)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:42 10-09-2018 RAPORTI SEKRET I POLICISË/ Muxhahedinët në Shqipëri, të aftë për akte terroriste, të mbahen nën kontroll (DOKUMENTARI I CHANNEL4NEWS)

Brenda Shqipërisë, është duke u ndërtuar një kamp gjigand për muxhahedinët. Të dhënat dhe ato pak filmime janë marrë nga gazetarja Lindsey Hilsum, editore ndërkombëtare e Channel4News, që ka ardhur në Shqipëri dhe ka tentuar të hyjë brenda kampit.

41473054_311498419609476_1011602430435000320_n (1).jpg

Ka dashur te shkojë te zyrat qendrore te MEK, grupi më i madh opozitar i Iranit, që prej disa vitesh është vendosur në Shqipëri. Dhe një ndër miqtë e opozitës iraniane, është presidenti i SHBA, Donald Trump.

John Bolton, këshilltar i presidentit Trump ishte vitin e kaluar në Shqipëri, ku foli përpara anëtarëve të opozitës Iraniane dhe mënyrës sesi ata duhet të marrin pushtetin.

Gazetarja Lindesy Hilsum, ka shkuar në kamp dhe nuk është lejuar nga rojet private të hyjë brenda kampit për të kryer intervistat.

41432815_2014708815486933_5033259096006983680_n (2).jpg

“Nuk e kuptoj pse nuk na lënë rojet private. Ne ketu jemi në Shqipëri”, thotë ajo në dokumentarin e realizuar, ndërsa thotë se është akuzuar nga muxhahedinët si një spiune e regjimit iranian.

Por gazetarja, prapa telave të kampit, ka parë makineri të shumta që punojnë, duke evidentuar faktin se kampi po zgjerohet, edhe pse askush nuk do të flasë.

41457301_1831029076973701_5018817216934576128_n.png

Edhe pse ka prezantuar dokumentin e saj si gazetare, rojet private shqiptare nuk e kanë lënë të kryejë detyrën. “Stop filmimeve”, dëgjohet në kamera roja i sigurisë private dhe më pas vendos dorën tek kamera për të mos lejuar filmimet.

41390529_762040374136425_7703413626543013888_n.png

Në luftën Iran-Irak, MEK u vendos në krah të Sadam Hyseinit, thotë gazetarja, kundër vendit të tyre. Regjimi iranian në atë kohë, ekzekutoi qindra anëtarë të opozitës, MEK. Ata operonin në baza militare në Irak dhe në atë kohë ishin klasifikuar nga SHBA si organizatë terroriste.

Kur amerikanët rrëzuan Sadamin në 2003, MEK u dorëzuan te trupat amerikane. Por gjithmonë ishin nën sulmin e forcave pro-iraniane. Dhe në këtë moment, SHBA revokoi statusin e terroristëve për MEK. Dhe më pas, shpërndanë muxhahedinët në katër vende që kishin mbëshetjen e SHBA, dhe një prej tyre ishte Shqipëria.

“Në Tiranë takova një cift me shtetësi kanadeze që shpërndanin fletëpalosje për qytetarët ndërsa thoshin se MEK nuk është gjë e mirë për vendin e tyre.

Ata thanë se kanë ardhur në Shqipëri të shohin vajzën e tyre, Samaja, që pretendojnë se është rrëmbyer nga MEK, 20 vjet më parë dhe gjendet në Shqipëri.

“Nuk jam kundër muxhahedinëve. Nuk kam asnjë qëllim për këtë. Unë dua të shoh vajzën time, vetëm për 10 minuta” thotë i ati i vajzës për gazetaren e Channel4News.

41405536_1817086788387357_7582915377001136128_n.jpg

Samaja Mohamedy, i tha gazetares së Channel4 se babai i saj ishte një spiun iranian dhe ajo nuk do ta shohë atë. “Ka ardhur në Shqipëri për të spiunuar kampin tonë. Ai ka ardhur në Shqipëri t’u thotë njerëzve se muxhahedinët më kanë rrëmbyer. Por kjo nuk është e vërtetë” ishte pohimi i vajzës.

41610906_1780593592036237_2882505354397089792_n (1).jpg

Muxhahedinët në kampin shqiptar janë të frikësuar se ish komandantët janë duke i vëzhguar dhe duan t'i eleminojnë.

Gazetarja ka gjetur edhe një muxhahedin që i tregon se jeta në kampin e MEK nuk është e lirë. Ai ka treguar me vullnet të lirë ndarjen e burrave dhe grave në kamp dhe se në të, ata nuk duhet të kishin asnjë mendim as për seksin. “Gjatë ditës, çdo anëtar i kampit duhet të shkruante për mendimet seksuale dhe çdo mbrëmje duhet t'i lexonim ato përpara të tjerëve dhe komandantëve” thotë ai.

41298076_404127703451712_7235803150999879680_n.png

Plani i masave i policisë shqiptare

41339030_281517932456786_3495109888583925760_n.jpg

Gazetares i ka rënë në dorë plani i masave të policisë shqiptare për të ruajtur opozitën iraniane në Shqipëri. “Plan masash për monitorimin dhe mbajtjen nën kontroll dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale në drejtim të shtetasve iranianë pjesëtarë të organizatës MEK të strehuar në Shqipëri” është titulli i dokumentit.

“Aktualisht në territorin e RSH janë strehuar 2745 shtetas iranianë të ardhur prej disa vitesh. Këta shtetas janë pjesë e organizatës MEK e njohur ndryshe si opozita iraniane. Ardhja në vendin tonë e azilkërkuesve iranianë, mund të sjellë implikime në sigurinë e brendshme, pasi këta individë, janë të indoktrinuar thellësisht, kanë qenë pjesë e strukturave ushtarake, kanë marrë pjesë në luftime dhe në akte terrori” shkruan dokumenti i policisë shqiptare.

Sipas dokumentit, Mojahedin e Khalq ose Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit, njohur ndryshe si MEK dhe OMPI, është një grup revolucionar marksist-islamik, i themeluar në vitin 1965.

Në dokumentin sekret të policisë shqiptare, thuhet se tre shtetas iranianë, të shkëputur nga kampi dhe që jetojnë në Tiranë, janë kërcënuar me jetë nga MEK. Dhe ata kanë denoncuar në komisariatin e policisë në Tiranë në shkurt 2018.

“Në lidhje me këto situate dhe nga të dhënat e marra në rrugë operative është mësuar se: Më parë në Irak kanë ndodhur vrasje të- ish anëtarëve të kësaj organizate të shkëputur prej saj pasi ata kanë dalë publikisht duke iu kundërvenë veprimtarisë së organizatës me qëllim dëmtimin e kauzës së saj. Nga sa shihet më lart dhe intevistimet e dhëna nga shtetasit iranianë në emisionin “Fiks Fare” si dhe kallzimet e bëra në komisariatet e policisë nga këta shtetas, koha, mënyra e të vepruarit, sjelljes së tyre është e ngjashme si mënyrë me një situatë të ndodhur më parë në Irak.

41514923_1120598358078758_435617990004703232_n.jpg

Në vijimësi, duke parë indikacionet e veprimeve dhe sjelljeve të shtetasve në fjalë të cilët aktualisht janë të shkëputur nga kjo organizatë, ka dyshime të arsyeshme se kjo situatë është e njëjtë me atë të ndodhur më parë në Irak e cila është pasuar me vrasje.

Duke vlerësuar rëndësinë e informacioneve të mësipërme nga strukturat e policisë së shtetit duhet të kryhet vlerësim maksimal për këtë situatë dhe të planifikohen masa të plota si më poshtë vijon:

  1.  Të bëhet vlerësimi i lartë i masave të sigurisë, për të garantuar sigurinë publike, parandalimin e ndonjë akti kriminal që mund të ndodhë midis anëtarëve të organizatës MEK dhe personave të shkëputur prej saj.
  2. Të vlerësohet çdo informacion lidhur me këtë situatë me qëllim parandalimin e mundshëm të ngjarjeve kriminale.
  3. Instruktim, angazhim dhe vlerësim maksimal i të gjithë punonjësve të policisë së shtetit që të njihen dhe të angazhohen në ndjekjen e këtyre elementeve. Identifikimin e të gjitha vendbanimeve dhe vendqëndrimeve të shtetasve iranianë në vendin tonë dhe kryesisht në Tiranë dhe në Durrës”, shkruhet në dokumentin sekret të policisë së shtetit.

Ylli Zyla, ish shef i Shërbimit Informativ nga viti 2008-2012 ka folur gjithashtu për këtë organizatë. “Eshtë me rregulla strikte dhe nëse ndokush del nga korniza e tyre kriminale ata ekzekutohen nga vetë anëtarët e tyre brenda vetes” thotë Ylli Zyla.

41507266_1143999769090580_6556986649358630912_n.jpg

Channel4 kontaktoi MEK por u akuzuan si spiunë të Iranit dhe se donte të thyente opozitën iraniane. Ndërkohë gazetarja tregon mbështetjen e shumë politikanëve nga SHBA.

“Ndoshta, konstaton gazetarja Lindsey Hilsum, MEK kërcënohet më shumë nga vetja sesa nga Irani. Në kamp, përderisa nuk lejohet që të ketë fëmijë, nuk do të ketë asnjë gjeneratë të re.

Jashtë Tiranës, ne gjetëm edhe varrezat e tyre, për ata që kanë vdekur nga ndonjë sëmundje, apo edhe mosha. Të gjithë kanë vdekur pa parë familjet e tyre, dhe shumë larg nga shtëpitë.

41512836_311800472958964_7487793696914538496_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dha dorëheqjen disa muaj më parë, KPA jep vendimin për Mirela Fanën
Letra e KE për Teatrin, Veliaj: Tani që pengesat ranë… »
Article Logic
Execution time: 0.02336597442627
array(1) { ["section"]=> string(135) "raporti-sekret-i-policise-muxhahedinet-ne-shqiperi-te-afte-per-akte-terroriste-te-mbahen-nen-kontroll-dokumentari-i-channel4news-133827" }