Raporti shokues nga kampi i Tepelenës: Njerëzit i mbajnë zhveshur vetëm pse janë nga veriu

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:12 11-01-2018 Raporti shokues nga kampi i Tepelenës: Njerëzit i mbajnë zhveshur vetëm pse janë nga veriu

Kastriot Dervishi, ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, publikon një copëz shokuese nga raporti i datës 30 korrik 1951për kampin numër 4 në Tepelenë.

Në raportin e datës 30 korrik 1951 për gjendjen në kampet e internimit, të punës dhe në burgje, të kryetarit të Degës së Kampeve e Burgjeve në Drejtorinë e Policisë Popullore, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Sabri Sevrani, bëhet një përshkrim i përgjithshëm i gjendjes. Në atë kohë, në Shqipëri ishin vetëm dy kampe pune të detyruar, nr.1 në Podgorie dhe nr.2 në Peqin, disa kampe internimi dhe disa burgje.

Për gjendjen e vështirë,në kampin nr.4 të Tepelenës, shkruan Kastriot Dervishi, mjafton të lexohet pjesa e mëposhtme:
"Kampeve të internimit, të punës dhe një pjesë e të burgosurve që kanë shumë vjet në burgje, në lidhje me veshmbathjen, nuk u është dhënë asgjë deri më sot në bazë të ligjit nr.1188, datë 5.12.1950, ajo që u takon. Në kampin e internimit të Tepelenës kemi një sasi njerëzish që janë pothuaj krejt të zhveshur pse janë nga veriu dhe se kanë një pjesë të gjatë që rrinë në kampe (u duken mishrat). Qëndrimi i tyre i zhveshur nuk bën qëndrim të mirë politik”.

dok.jpg

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Strasburgu detyroi Ramën t'i japë 13 milion euro vjehrrit të Bashës, Shkëlzen Berisha pyet Prokurorinë
Nisma e re e qeverisë '3 lëndë në 6 orë', deputetja e PD rendit 7 aryse pse është e dështuar ende pa filluar »
Article Logic
Execution time: 0.02347207069397
array(1) { ["section"]=> string(96) "raporti-shokues-nga-kampi-i-tepelenes-njerezit-i-mbajne-zhveshur-vetem-pse-jane-nga-veriu-106206" }