Raporti të ardhura-shpenzime, sufiçiti buxhetor 18 miliardë lekë

Publikuar tek: ekonomi, më 17:47 14-07-2016 Raporti të ardhura-shpenzime, sufiçiti buxhetor 18 miliardë lekë

Shpenzimet e përgjithshme publike, për 6 mujorin e parë të vitit 2016, arritën në rreth 180.1 miliardë lekë me një realizim në masën 89%. Kjo tregon se në terma të planit 6 mujor niveli i realizimit të shpenzimeve të përgjithshme publike ka patur një rritje krahasuar me një muaj më parë, me një tendencë rritëse për gjysmën e dytë të vitit 2016.

Shpenzimet korrente paraqesin një realizim në raport me planin 6 mujor të këtij viti, prej 91 për qind, duke rezultuar 161.8 miliardë lekë. Krahasuar me një muaj më parë ka një përmirësim të konsiderueshëm të termave të realizimit për treguesit e shpenzimeve në tërësi.

Ky 6-mujor është shoqëruar me një kursim të shpenzimeve operative për mirëmbajtje për 2.8 miliardë lekë. Nga sa më sipër vërehet qartë që gjatë gjysmës së parë të vitit 2016, performanca fiskale dhe buxhetore ka qënë në nivele shumë të mira duke tejkaluar planin e të ardhurave dhe duke u treguar e kujdesshme me kryerjen e shpenzimeve.

Shpenzimet kapitale, në vijim të analizës së ecurisë së realizimit të investimeve publike me financim të brendshëm dhe të huaj për 6 mujorin e parë të vitit 2016 është konstatuar realizim 70% i atyre të planifikuara për gjysmën e parë të vitit 2016, ndërkohë që realizimi i investimeve me financim të brendshëm paraqitet në nivele më të larta, përkatësisht 90% e planit.

Ky trend i performancës është një trend i zakonshëm në gjysmën e parë të vitit buxhetor si shkak paraqitjes me vonesë të situacioneve të punimeve për t’u paguar dhe vonesës në disbursim. Në këtë mënyrë pritet që disbursimet për realizimin e projekteve si me financim të huaj ashtu edhe me financim të brendshëm të rriten në muajt në vazhdim.

Sikurse evidentohet nga tabela e treguesve fiskalë të konsoliduar, të ardhurat totale janë realizuar 198.1 miliardë lekë ose me një tejkalim në raport me planin 6-mujorit të parë  të vitit 2016. Ndërkohë, realizimi i shpenzimeve të përgjithshme është 180.1 miliardë lekë. Kjo situatë është shoqëruar me një sufiçit buxhetor afërisht 18 miliardë lekë.

Grafiku i të ardhurave, shpenzimeve dhe defiçiti buxhetor

raporti_shpenzime_te_ardhura.png

Burimi: Tabela e Treguesve fiskal mujor (DPB), MoF (2016);

Nga grafiku i mësipërm vihen re qartë tendencat pozitive të sjelljes së buxhetit parë në këndvështrimin e një sufiçiti të konsiderueshëm të krijuar gjatë kësaj periudhe në raport me planin.

Krahasuar me planin e parashikuar, niveli i të ardhurave ka një realizim të rëndësishëm në shifrat e parashikuara ose e thënë ndryshe pothuajse e plotë, por nga ana tjetër trendi i kujdesshëm i shpenzimeve të realizuara në raport me planin ka rezultuar me sufiçit prej 18 miliard lekë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023595094680786
array(1) { ["section"]=> string(69) "raporti-te-ardhura-shpenzime-suficiti-buxhetor-18-miliarde-leke-46600" }