Rashica dhe Shala shpërblehen nga qeveria shqiptare pas largimit nga Kombëtarja

Publikuar tek: sport, më 18:40 18-08-2016 Rashica dhe Shala shpërblehen nga qeveria shqiptare pas largimit nga Kombëtarja

Futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë marrë dje një mesazh në telefonat e tyre: “Në llogarinë tuaj kanë mbërritur 31 mijë euro shpërblim”.

Sipas Supersport, qeveria shqiptare dhe FSHF kanë shpërndarë dje premion e vendosur për pjesëmarrjen e Kombëtares në Kampionatin Europian “Francë 2016”. Nëse nuk do të përfshiheshin taksat, atëherë shpërblimi për lojtarët do të kishte qenë edhe më i lartë.

Po nuk mbaron me kaq. I njejti mesazh i ka shkuar edhe Milot Rashicës  e Herolind Shalës megjithëse këta të fundit u larguan zyrtarisht nga Kombëtarja. Duke qenë se ishin ndër 28 lojtarët e grumbulluar paraprakisht për Europianin ata u shpërblyen me nga 8 mijë euro secili pavarësisht se nuk shkuan në Francë dhe përtej faktit se vetëm para pak ditësh i kanë dhënë zyrtarisht lamtumirën Kombëtares.  FSHF ka dashur të tregohet deri në fund korrekte duke i respektuar dhe në mbajtjen e këtij premtimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Herolind Shala flet pas largimit te Kosova: Lexoj shumë fyerje, por nuk i kam bërë keq askujt
Partizani i pafuqishëm, Krasnodari realizon “poker” »
Article Logic
Execution time: 0.011901140213013
array(1) { ["section"]=> string(85) "rashica-dhe-shala-shperblehen-nga-qeveria-shqiptare-pas-largimit-nga-kombetarja-50153" }