Rasti i maturantes që doli e dyta në Republikë me medalje ari dhe që nuk fitoi degën që donte

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:19 08-09-2016 Rasti i maturantes që doli e dyta në Republikë me medalje ari dhe që nuk fitoi degën që donte

Fituese e disa Olimpiadave dhe e dyta maturante më e mirë në Shqipëri, Arselda Zyberi nga Shkodra me lot në sy tregon se nuk arriti dot të fitonte shkollën e dëshiruar. Së bashku me shokun e saj E.Haxhia, janë zgjuar që në 6 të mëngjesit për të ardhur në Tiranë dhe për të kërkuar të drejtat e tyre, duke iu bashkuar protestës së maturantëve përballë Kryeministrisë. Zyberi tregon për Newsbomb.AL se pavarësisht mesatares së saj të ponderuar, 10.17, ajo nuk arriti dot të fitonte degën e dëshiruar. Ndërsa E. Haxhia me mesatare 9.7 nuk fitoi dot asnjë shkollë. Që në fëmijëri, ëndrra e Zyberit ishte të bëhej një mjeke, por për shkak të sistemit të ri arsimor, kjo ëndërr mori fund. Në shkollën e saj nuk e kishte paralajmëruuar njeri për kriteret që duhej të përmbushte për të fituar degën shumë të dëshiruar. As institucionet e tjera arsimore në vend nuk kishin publikuar asnjë kriter. Të gjithë i thonin: “Ke fituar medalje ari, nuk ke pse shqetësohesh aq shumë”.  Dhe me të drejtë në fakt. Fundja nëse nuk do e fitonte ajo, maturantja më e mirë në vend, kush tjetër mund ta fitonte atë degë?!  “Unë nuk ia dola. Edhe pse, mesatarja ime e ponderuar 10.17 (llogaritje të reja të ministrisë) e tejkalonte mesataren e kërkuar prej tyre që ishte 8.5. Për çfarë po penalizohem unë? Që mesatarja ime është më e lartë sesa e kërkojnë ata?! Ky është gabimi im?” Maturantët nga skajet e Shqipërisë u bashkuan për të kërkuar të drejtën e tyre para kryeministrisë.

protesta-3-4.gifprotesta-1.gifprotesta-2.gif

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02059006690979
array(1) { ["section"]=> string(99) "rasti-i-maturantes-qe-doli-e-dyta-ne-republike-me-medalje-ari-dhe-qe-nuk-fitoi-degen-qe-donte-52255" }