Rasti skandaloz, ndeshja e 12 vjeçarëve ndërpritet si rezultat i dhunës

Publikuar tek: sport, më 18:57 06-05-2016 Rasti skandaloz, ndeshja e 12 vjeçarëve ndërpritet si rezultat i dhunës Në qendër, me bluze të bardhë trajneri Gezim Gega

Çfarë mund të presësh në të ardhmen nga fëmijë 11-12 vjeçarë që shohin trajnerin e tyre të ushtrojë dhunë në fushën e lojës? Rasti skandaloz ka ndodhur në ndeshjen mes KF “Lapraka A” U-13 dhe KF “Tirana D” U-13, e cila u ndërpre si rezultat i dhunës.

Në sherr është përfshirë edhe trajneri i Laprakës Gëzim Gega, ndërsa fëmijët kanë parë të gjithë skenën e dhunshme. Një shembull i keq dhe i rrezikshëm për këta fëmijë që ëndërrojnë të jenë yjet e ardhshëm të futbollit shqiptar.

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka marrë vendimin për të dënuar Lapraka A me humbjen e ndeshjes në tavolinë 3-0 në favor të Tirana D.

Në fund të fundit, janë këtë 12 vjeçar që shihni në foto ata që do vuajnë nga gabimi i atyre që janë vendosur aty për t’i edukuar, por në fakt bëjnë të kundërtën. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FSHF jep arsyet: Pse Partizani nuk mund të fitojë në tavolinë kundër Tiranës
KF Tirana kundër vendimit të Disiplinës: Absurd, do e apelojmë »
Article Logic
Execution time: 0.024429082870483
array(1) { ["section"]=> string(76) "rasti-skandaloz-ndeshja-e-12-vjecareve-nderpritet-si-rezultat-i-dhunes-39710" }