Reagimi Erjon Braçes: Berisha e shiti Ridvan Boden

Publikuar tek: politike, më 20:06 06-04-2016 Reagimi Erjon Braçes: Berisha e shiti Ridvan Boden

Deputeti i PS-së, Erjon Brace ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha se nuk mban përgjegjësi për ish-ministrat, por vetëm për familjarët e tij, në rast se ata janë të përfshirë në skandalin e “Panama Papers”.

Braçe shkruan se me deklaratën e tij, Berisha shiti ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode, për të mbrojtur familjen e tij.

Postimi i Erjon Braçes:

Berisha gënjeu dhe nuk tregoi sërish pronarin e kontratës koncesionare të markimit të karburanteve! Mbron të bijtë, por shet Ridvan Boden dhe kreun e Gjykatës Kushtetuese!

Degjova Sali Berishen ti pergjigjej pyetjes;

A E NJEH TI ISMAIL MULLETIN?

Tha qarte se nuk e ka takuar kurre por nuk tha asnjehere se nuk e njeh ate!!

Natyrisht qe genjeu;

Ka dhjetera deshmitare por edhe dokumenta qe provojne se Mulleti ka qene kontraktor i Shqiponjes ne aferen maramendese te naftes por, edhe te shitjes se pronave publike me me vlere te Tiranes nga PD dhe kompania e saj!!

Nuk ka njeri ne PD qe te thote se Sali Berisha nuk dinte per kete!!

Asnje!!

Ardhur me afer ne kohe, Berisha genjeu kur tha se Ismail Mulleti nuk ka figuruar si ortak ne kohen kur jane kryer procedurat e dhenies se koncesionit dhe nenshkrimit te kontrates mes Qeverise se tij dhe kompanise.

Por,

Ai, Sali Berisha i njeh shume mire pronaret e kontrates koncesionare edhe pse mema e GFI ka qene rregjistruar ne nje tjeter parajse fiskale!!

Nderkohe, dokumentat e rjedhura nga Panamaja, deshmojne se Assaf Halkin, Ismail Mulleti dhe GFI, jane rregjistruar si ortake ne ate kompani ne Maj 2013, tamam kur ka hyre ne fuqi kontrata koncesionare!!

Qe Berisha, sa here implikohet rende, genjen-kjo nuk perben me lajm, madje sjellja e tij, vlen si shenje per te dalluar qarte implikimin e tij ne skandalin e radhes.

Por ajo qe ben pershtypje sot ka te beje me faktin se:

Sali Berisha e shiti haptaz ministrin që ka ndjekur procedurën deri në kontratën koncesionare, Ridvan Boden!

Edhe pse nuk ka njeri ne kete vend te besoje se,

Berisha nuk ka ditur gje dhe kete e ka bere vec Ridvan Bode, deshmia e sotme e Sali Berishes mbi pergjegjesine zyrtare per kontraten e rendon pa fund Ridvan Boden!!

Ne ane tjeter, per te bere te besueshme deshmine e tij mbi te qenit jashte kesaj historie, Sali Berisha shiti haptazi kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, duke justifikuar vendimarrjen e tij në qeveri me vendimin “Kushtetues” të gjykatës po të tij.

Une besoj se ka deshmi edhe per menyren si vendosi gjykata dhe bej thirrje qe ato ti jepen publikut sa me pare.

Ne fund, Berisha vuri edhe nje here doren ne zjarr per familjen e tij!!

Kjo vlen shume, duhet pak durim dhe paaaak kohe!!

Sali Berisha i parapriu, njesoj si ne aferen e Gerdecit!!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Panama Papers”, Berisha: Nuk e njoh Mulletin, mbaj përgjegjësi për fëmijët jo për ish-ministrat
Ben Blushi kap mat Edi Ramën: Si u rrit artificialisht numri i delegatëve në kongres »
Article Logic
Execution time: 0.017922878265381
array(1) { ["section"]=> string(55) "reagimi-erjon-braces-berisha-e-shiti-ridvan-boden-37004" }