Reagimi i parë i Ina Zhupës pas emërimit si zëdhënëse e PD: Jemi shpresa e vetme e qytetarëve

Publikuar tek: politike, më 18:34 22-01-2016 Reagimi i parë i Ina Zhupës pas emërimit si zëdhënëse e PD: Jemi shpresa e vetme e qytetarëve

Ina Zhupa është emëruar sot zëdhënëse e Partisë Demokratike. 29 vjeçarja është gjithashtu anëtare e Këshillit Kombëtar dhe kordinatore kombëtare në këtë parti.

Në reagimin e parë si zëdhënëse e PD-së, Zhupa e vlerëson këtë emërim si nder dhe përgjegjësi të madhe. Ajo thekson se PD rritet çdo ditë si parti e rinisë, demokracisë dhe sot është shpresa e vetme e qytetarëve për ta nxjerrë vendin nga kriza.

Postimi i Ina Zhupës:

Është një nder dhe një përgjegjësi e madhe të jem që nga sot zëdhënësja e re e Partisë Demokratike. PD lindi dhe rritet çdo ditë si parti e rinisë, e demokracisë, e vlerave europiane dhe sot është shpresa e vetme e qytetarëeve për ta nxjerreë vendin nga kriza. Ky fakt më ngarkon dhe me më shumë pergjegjësi dhe më beën dyfish krenare për pozicionin që më kaneë besuar. Falenderim dhe mirënjohje kryetarit të Partisë Demokratike zotit Lulzim Basha për besimin që meë dha. Krahas vlerësimit për punën e palodhur të paraardhëses time në këtë post Oriela Nebiaj dua gjithashtu t’i uroj suksese në angazhimet e tjera të saja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018851041793823
array(1) { ["section"]=> string(98) "reagimi-i-pare-i-ina-zhupes-pas-emerimit-si-zedhenese-e-pd-jemi-shpresa-e-vetme-e-qytetareve-30702" }