Reagon Ahmetaj pas raportit: Sipërmarrësit dhe qytetarët pranojnë që klima e biznesit është përmirësuar

Publikuar tek: ekonomi, më 14:48 28-09-2016 Reagon Ahmetaj pas raportit: Sipërmarrësit dhe qytetarët pranojnë që klima e biznesit është përmirësuar

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka reaguar pas publikimit të raportit të Forumit Ekonomik Botëror, i cili rendiste Shqipërinë në vendin e 80, me një përmirësim prej 13 vendesh nga një vit më parë. Ahmetaj tha se shqiptarët e pranojnë dhe vet se klima e biznesit është përmirësuar ndjeshëm dhe se kemi lënë pas vendet e Rajonit.

“Shqipëria është përmirësuar në 13 vende. Kemi lënë pas Serbinë, Greqinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Tashmë është një realitet ku sipërmarrësit dhe qytetarët pranojnë që klima e biznesit është përmirësuar. Për këtë arsye kam indeksin e Tregtisë me Pakicë për të treguar çfarë ndodh me ekonominë shqiptare. Është një statistikë e INSTAT. Indeksi i volumit të shitjeve me pakicë ka patur rritje me 6.2%”, - tha Ahmetaj drejtpërdrejt nga Kryeministria. 

Ahmetaj shprehet optimist për situatën ekonomike dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071260929107666
array(1) { ["section"]=> string(108) "reagon-ahmetaj-pas-raportit-sipermarresit-dhe-qytetaret-pranojne-qe-klima-e-biznesit-eshte-permiresuar-54397" }