Reagon ashpër motra e Ballës: Në familjen tonë secili sheh interesat e veta

Publikuar tek: politike, më 19:57 30-03-2016 Reagon ashpër motra e Ballës: Në familjen tonë secili sheh interesat e veta

Reagon ashpër Alba Balla, motra e Taulant Ballës e cila kishte reaguar ndaj shoqërimit të njërit prej protestuesve duke dënuar skenën dhe duke thënë se i vinte keq për ata që kishte votuar.

Në një reagim të dytë, Alba sqaron se kur u shkruan mikeshave të saj “nuk është as motra e filanit as militantja e partisë së fistekut”.

Sakaq, motra e Ballës shton se ajo dhe vellezerit e saj jetojnë ne familje të ndara edhe “secili sheh interesat e punën e vet”.

Reagimi i plotë i motrës së Ballës:

Nje koment (nje qime) u be (tra) lajm i dites e i nates.

Kur une i shkruaj komente mikeshave te mia nuk jam as motra e Filanit as militantja e partise se Fistekut. 
Keqardhje e madhe qe perdoret politikisht nje mesazh derguar dy miqve te mi, sepse ne radhe te pare jemi njerez, nuk jemi Blu apo Roze, une nuk kam ngjyra politike, nuk kam per te pasur asnjehere, pavarsisht bindjeve politike te ndonjerit prej familjareve te mij. Mendoj se jemi shume pak shqiptare per tu ndare sipas ideologjive politike.
Une kam vetem nje ngjyre, eshte familja ime vajza dhe bashkeshorti im, i cili per me teper, ska as lidhje me shtetin e politiken shqipetare sepse eshte i huaj. 
Mua me vjen mire qe motrat e vellezerit shqiptare qenkan kaq te lidhur sa te ndajne interesat e tyre edhe kur kane familje dhe jete te ndryshme, sepse ne fakt ne mardhenien tone nuk funksionon keshtu. 
E kam thene disa here, une dhe vellezerit e mi jetojme ne familje te ndara edhe secili sheh interesat e punen e vet. 
Sa per "ekstraktin" e shkeputur nga komenti (ai qe u be tra): Turp me vjen qe me dhunohen miqte dhe nuk gjendet nje zgjidhje ashtu sic i ka hije nje vendi ne mes te Europes. 
Turp qe duhet te nxjerrim armet per kende lojrash. 
Turp qe fjalet e nje nene drejtuar nje nene perdoren per te kenaqur sponsorat politik te portaleve. 
Turp e keqardhje per te gjithe ata qe nuk shikojne dramen e vertete ku eshte katandisur kjo shoqeri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati takohet në Durrës me homologët e Maqedonisë dhe Çekisë
Reforma në drejtësi, Rama ftesë Bashës: Të ulemi dhe të diskutojmë »
Article Logic
Execution time: 0.02245306968689
array(1) { ["section"]=> string(80) "reagon-ashper-motra-e-balles-ne-familjen-tone-secili-sheh-interesat-e-veta-36442" }