Reagon Basha pas ndryshimeve në qeveri: Rama bëri kurban Canin për të mbuluar 400 milion dollarët në tatime e dogana

Publikuar tek: politike, më 12:33 16-02-2016 Reagon Basha pas ndryshimeve në qeveri: Rama bëri kurban Canin për të mbuluar 400 milion dollarët në tatime e dogana

Reagon kreu i PD Lulzim Basha pas ndryshimeve në qeverinë Rama.

Kryeministri ka hequr para pak minutash ministrin e Financave  Shkëlqim Canin, duke e zëvendësuar atë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj. Në vend të Ahmetajt është vendosur ministre Milva Ekonomi, që mbante postin e zv.ministres së Shëndetësisë.

Basha thotë sakaq, se Rama “bëri kurban Shkëlqim Canin për të mbuluar vjedhjen e 400 milionë dollarëve në tatime dhe dogana, me caktimin e Arben Ahmetajt si ministër financash”.

“Edhe pse lufta ndaj korrupsionit është një prioritet absolut sic e vuri në dukje edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Edi Rama mbetet i vendosur në promovimin e vjedhjes dhe hajdutërisë.

Pasi bëri kurban Shkëlqim Canin për të mbuluar vjedhjen e 400 milionë dollarëve në tatime dhe dogana, me caktimin e Arben Ahmetajt si ministër financash, Rama konfirmoi se plaçkitja, zhvajtja, mbushja e xhepave me paratë e shqiptarëve, janë standartet e tij të qeverisjes.

Ahmetaj është ndër mëtë besuarit e bandës plaçkitëse të Edi Ramës. Ai ka feksur me landfillin e Elbasanit nga ku vidhen 10 mijë euro para publike në ditë, dhe ka shkëlqyer si ndërmjetësi i pazarit të fshehtë, të paligjshëm dhe korruptiv për mega-aferën Skavica.

Rama dekoroi sot dhe modelin e koncesioneve korruptive në shëndetësi, një prej vjedhjeve më të mëdha në historinë e vendit ku u ndanë mbi 338 milionë euro me miqtë dhe klientët e tij. Si zv.ministre e Shëndetësisë zonja Konomi ka qenë një punëtore e palodhur në këtë skemë të madhe zhvatje. Për këtë kontribut ajo shpërblehet nga Rama duke u emëruar Ministre e Ekonomisë”, thotë kryedemokrati në reagimin e tij.

“Mesazhi i Ramës është i qartë. Vidh, bëhesh deputet dhe ministër. Vidh më shumë, Edi Rama të beson financat, të beson ekonominë e vendit.

Këto arnime korruptive pasqyrojnë vetëm interesat financiare të Edi Ramës. Ato do ta thellojnë edhe më tej rekordin e vjedhjes, varfërinë dhe krizën që janë produktet e vetme të kësaj qeverie. Ndryshimi i vërtetë nis me largimin e Edi Ramës dhe bandës së tij plaçkitës”, përmbyll Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama shpjegon pse Nishani e priti Kerryn te shkallët e avionit, ‘’I doli avionit përpara…S’ka pikë rëndësie’’
Blushi flet për ndryshimet në qeveri: Ishin të vonuara. Kolegët nuk i komentoj »
Article Logic
Execution time: 0.018151044845581
array(1) { ["section"]=> string(121) "reagon-basha-pas-ndryshimeve-ne-qeveri-rama-beri-kurban-canin-per-te-mbuluar-400-milion-dollaret-ne-tatime-e-dogana-32719" }