Reagon Basha për raportin e DASH: Shqipëria me Ramën, në krye të hartës së drogës

Publikuar tek: politike, më 18:46 03-03-2016 Reagon Basha për raportin e DASH: Shqipëria me Ramën, në krye të hartës së drogës

Kryetari i partisë Demokratike të ka reaguar lidhur me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit duke thënë se vendi është i mbuluar nga kanabisi dhe se Shqipëria është në krye të hartës së drogës.

“ Ja ku jemi sot”- shkruan Basha: “Me Edi Ramën Shqipëria është në krye të hartës së drogës. S’mund të ishte ndryshe vlerësimi, kur vendi është mbuluar nga kanabisi, kur parcelat ruhen me roje të armatosura që mbikqyren nga shefa të korruptuar policie, kur pikat kyçe të policisë janë pushtuar nga trafikantët, kur vetë ministri qëndron në krye të këtij biznesi kriminal me Habilajt e Shullazin e tij.

Por arsyeja e madhe se pse Shqipëria është burim kryesor për prodhimin dhe tranzitimin e drogës, është Edi Rama i cili ka bërë trafikantë të njohur droge, deputetë, drejtorë, shefa e kryetarë bashkie, I cili refuzoi përfshirjen e testit të drogës në paketën e dekriminalizimit.Drogë dhe krekosje. Ky është në fakt edhe thelbi i tij”.

Raporti i DASH e klasifikonte Shqipërinë si ndër vendet kryesore për prodhimin  dhe tranzitimin e drogës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mogherini në Tiranë, firmos marrëveshjen e sigurisë më Ramën, Bashën e takon nesër në 7 të mëngjesit
Mogherini mbërrin në Tiranë, takohet me Metën »
Article Logic
Execution time: 0.015514135360718
array(1) { ["section"]=> string(85) "reagon-basha-per-raportin-e-dash-shqiperia-me-ramen-ne-krye-te-hartes-se-droges-34144" }