Reagon Berisha: Rama u tha socialistëve se statutin nuk e zbaton për faj të Saliut

Publikuar tek: politike, më 20:37 09-03-2016 Reagon Berisha: Rama u tha socialistëve se statutin nuk e zbaton për faj të Saliut

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së dhe deklaratës të bërë aty nga kryetari Edi Rama.

Berisha e ka konisderuar ditën e sotme si “momenti kur rilindi monstra politike shqiptare”. Më anë të një postimi në “Facebook”, Berisha shkruan se Rama u tha socialistëve se ai nuk mund të zgjidhet sepse është i përjetshëm dhe se statutin nuk e zbatoi sepse fajin e ka Saliu.

Sipas deputetit demokrat, Rama refuzon të hyjë në zgjedhje në parti sepse ka frikë nga vota.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Rilind monstra politike shqiptare, por kesaj radhe jo si Enver Halil Hoxha por si Edvin Kristaq Rama!!

Rama, njelloj si diktatoret premton referendum per statutin e partise. Ai iu tha sot asambleistve socialist, tashme te kastruar politikisht, se ai nuk mund te zgjidhet sepse eshte i perjetshem dhe se statutin nuk e zbatoi sepse fajin e ka Saliu!

Te dashur miq, ne praktiken e diktatoreve dhe autokrateve, eshte e zakonshme qe ata, per t'u zgjedhur pa kufizim, cojne Kushtetuten ne referendum per te hequr nenin qe kufizon zgjedhjen e kreut te shtetit ne dy mandate.

Kete beri tre jave me pare dhe Presidenti komunist i Bolivise, Morales, te cilit qytetaret bolivian i prene bileten.

Kurse Edvin Kristaq Rama ka frike nga vota ne partine e tij si djalli nga temjani.

Rama nuk pranon fare te zgjidhet dhe sot si leshim maksimal ndaj asambleistve qe kerkojne zgjedhjen e kryetarit cdo 4 vjet ne zbatim te statutit te partise, ofroi, njelloj si diktatoret, referendum per statutin, Kushtetuten e PS. Ne te vertet, kemi rilindjen e monstres politike shqiptare qe kesaj radhe nuk quhet Enver Halil Hoxha por Edvin Kristaq Rama! sb

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Joleza Koka shkel statutin, publikon vendimin e Asamblesë dhe ai përmban një detaj qesharak
Kroacia vendos dërgimin e qindra migrantëve drejt Greqisë »
Article Logic
Execution time: 0.024894952774048
array(1) { ["section"]=> string(87) "reagon-berisha-rama-u-tha-socialisteve-se-statutin-nuk-e-zbaton-per-faj-te-saliut-34685" }