Reagon Dako pas akuzës së kandidates rivale: Grida Duma gënjen sërish, erdhi me vonesë në takim

Publikuar tek: politike, më 13:40 17-06-2015 Reagon Dako pas akuzës së kandidates rivale: Grida Duma gënjen sërish, erdhi me vonesë në takim

Pas akuzave të kandidates së djathtë Grida Duma e cila pohoi se Dako i është shmangur përballjes së 7-të me të, ka reaguar kandidati rival Vangjush Dako i cili thotë se Duma gënjen pasi ishte ajo që erdhi 40 minuta me vonesë në takim.

“Pas anullimit të debatit në Top Shoë vjen me 40 minuta vonesë në takimin e rradhës

Të nderuar miq,

Përballë varfërisë mjerane të argumentave dhe mosnjohjes turpëruese të Qytetit e problematikës me të cilët përballen bashkëqytetarët e mi durrsakë, kandidatja për rivale ka zgjedhur të mashtrojë paturpësisht opinionin publik lidhur me përballjen për ballafaqimin e alternativave elektrorale.

Ashtu siç u bë e qartë si drita e diellit për mbarë opinion publik shqiptar, kandidatja rivale refuzoi në minutë të fundit mbrëmjen e djeshme (16/6/2015) përballjen e drejtpërdrejtë televizive në studion e "Top Shoë" në Top Channel.

Justifikimi që i’u servir opinionit publik ishte sa qesharak, aq edhe i pavërtetë.

Megjithatë, pavarësisht mungesës së pajustifikueshme të saj në debat, unë e kam ballafaqimin dhe jap llogari përpara 320,000 bashkëqytetarët e mi durrsakë.

Gjithësecili është i lirë të zgjedhë rrugën e vet, por unë kam zgjedhur drejtimin e duhur.

Përsa i përket aktivitetit të sotëm me shoqatën e kontabilistëve të Qytetit, më lejoni të shpjegoj se si qëndron e vërteta.

Kam respektuar ftesën e miqve dhe bashkëqytetarëve të mi kontabilistë, duke qenë i pranishëm në aktivitetin e organizuar për prezantimin e programit zgjedhor në orën 10:00 të mëngjesit, ashtu siç ishte parashikuar në ftesën përkatëse.

Theksoj se, ftesa (shih bashkëlidhur) ka qenë për takim në orën 10:00 për ballafaqimin e alternativave të kandidatëve për bashkinë e Durrësit.

Gjithësesi, kam bashkëbiseduar me ta deri në orën 10:40, kohë kur ka hyrë në sallën e takimit kandidatja për rivale, kur praktikisht, takimi po përfundonte, ndërkohë që takimi im i rradhës ishte në orën 11:30 në zonën e Ishmit.

Dëshiroj të theksoj gjithashtu, se kandidatja për rivale ka kërkuar ndjesë publikisht për vonesën, duke u justifikuar me harresën e orarit të planifikuar (!!!), në një kohë kur stafi i saj ka qenë i pranishëm dhe i përpiktë që në fillim të takimit”, jep Dako versionin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj: Votën time të parë e kam hedhur për Edi Ramën
Incident në takimin e Halim Kosovës, përplasen simpatizantët e PD dhe PS »
Article Logic
Execution time: 0.026165008544922
array(1) { ["section"]=> string(99) "reagon-dako-pas-akuzes-se-kandidates-rivale-grida-duma-genjen-serish-erdhi-me-vonese-ne-takim-13840" }