Reagon Edi Rama: Albina Dedën e quajta “motër” ajo e interpreton si “monstër”

Publikuar tek: politike, më 20:35 26-02-2016 Reagon Edi Rama: Albina Dedën e quajta “motër” ajo e interpreton si “monstër”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas prononcimit për media të deputetes demokratike, Albina Deda, në përfundim të mbledhjes së Byrosë së Kuvendit ku u morr vendimi për përjashtimin e saj.

Rama shprehet se nuk e ka ofenduar deputeten, të cilën e ka quajtur “motër” por ajo e interpreton si “monstër” ndërsa pranon se ka përdorur “replika gjinekologjike”, por jo në adresë të saj “po për burrat vezëlëshues”.

Keqardhje për zonjën deputete që abuzohet nga partia e saj, me pretendimin se e quajta monstër kur në fakt i thashë motër!

Këtë e dëgjuan të gjithë. E dëgjoi zonja e dëgjuan edhe burrat, që medemek u revoltuan nga humori im dhe qëlluan me vezë, a thua se vezët i pollën në sallë kur fola unë.

Dhe pikërisht pse ata qëlluan me vezë (e jo zonja që kishte bërë një top me pako sheqeri të lagur), replika “gjinekologjike” nuk ishte për zonjën, po për burrat vezëlëshues!

Pasi bënë 24 orë të revoltuarit pa lidhje, kanë 24 orë që po bëjnë të fyerit pa lidhje. Të kesh në vend të opozitës qeverinë e vjetër, është fakt i trishtueshëm i jetës demokratike. Por të kesh përballë qeverinë e vjetër duke kaluar një ezaurim nervor, është edhe më keq. Eshtë e dhimbshme”, shkruan kryeministri Rama.

Deputetja e PD-së, Albina Deda tha pas mbledhjes së Byrosë ku u morr vendimin për përjashtimine saj me dy ditë nga Parlamenti, se në mbledhje nuk u shqyrtuan pamjet e kamerave ku Rama dallohej teksa shante me fjalë banale.

Byroja e Kuvendit dënoi me përjashtim 7 ditë nga Parlamenti edhe dy deputetët e tjerë të opozitës, Gent Strazimirin dhe Bedri Hoxhën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Byroja e Kuvendit përjashton 3 deputetët e opozitës
Vezët ndaj Ramës, procedim penal edhe për 6 studentë të tjerë »
Article Logic
Execution time: 0.025809049606323
array(1) { ["section"]=> string(78) "reagon-edi-rama-albina-deden-e-quajta-moter-ajo-e-interpreton-si-monster-33631" }