Reagon Elton Deda pas “furtunës” në rrjetet sociale: Si i njoh unë Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:36 18-10-2016 Reagon Elton Deda pas “furtunës” në rrjetet sociale: Si i njoh unë Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën

Elton Deda, muzikanti i dashur i publikut shqiptar reagon pas “furtunës” në rrjetet sociale për çensurën e fjalës së lirë ku është vënë në qendër të akuzave kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një statusi në “facebook”, Deda rrëfen si i njeh ai Erion Veliajn dhe  bashkëshorten e tij Ajola Xoxa duke pohuar se të dy i karakterizon një ngrohtësi miqësore e palidhur me interesa financiare.

KOMENTI I PLOTË I ELTON DEDËS:

Kam disa dite qe shoh postime te nje nga te paktat faqe virtuale te dashura per mua, te "Lolita", faqe e cila eshte ne opozite me gjithshka. Pretendimet e Lolites jane qe faqja po sulmohet per ta mbyllur ne baze te reportimeve qe sipas saj vijne nga Erjon Veliaj dhe se fundmi nga Karlo Bolino. Erjonin dhe Ajolen i njoh personalisht dhe pervecse miresise dhe jo-kapadiellekut me rezulton nje ngrohtesi miqesore qe kurre ska pat lidhje me interesa financiare ( pervec dy sponsorizimeve edhe ato te cunguara per aktivitetet e Rockstock). Nga ana tjeter, ne faqe n e Lolites, kam gjetur nje super cinizem gati gati sublimo-artistik te cilin qe ne momentin qe e kam ndjekur me eshte dukur Art me vete ( pasi edhe misioni i Artit eshte oponence per cdo rregjim i kujtdo qofte ai).

Pa marre vullnetin personal te gjykoj ne vertetesine e pretendimeve per sulm po prezumoj qe eshte e vertete. Pra qe Erjoni po ben c'eshte e mundur ta mbylle kete faqe. Ne kete rast komuniteti i kujton ketij te fundit, qe jetojme ne nje bote te lire ku secili mund te shprehet lirshem dhe pa teklif, ashtu sic i takon nje sistemi demokratik. Ne rast se Lolita ka frustrim dhe shpif, Erjoni duhet ta padise ne gjykate per cenim morali apo prishje te imazhit publik. Mesa shoh une, asgje nuk ka ndodhur nga me te sipermet. Po prezumoj qe Lolita ka te drejte ( dhe jam i bindur qe ka dicka qe nuk shkon ketu), ne kete rast KURRE nuk mund te sulmosh nje faqe virtuale qe mendon alternativisht se dikush, qofte ky kushdo. Jeta na ka treguar qe persona te ndershem, nuk kane probleme te fshihen, te hedhin gure pas shpine apo te bejne raprezalje te fjales se lire. Lolita DUHET te vazhdoje misionin e vet, ashtu sic e kane vendosur administratoret e kesaj faqeje dhe Erjon Veliaj misionin e tij ashtu sic e kane votuar zgjedhesit e tij.

Ky eshte nje status personal qe fatkeqesisht ne kete situate, ka nje dashamiresi per te dy subjektet qe do deshiroja shume te ishin ne harmoni me njeri tjetrin. Por do zgjidhja cinizmin si artist permbi dhunen ( nese eshte e faktuar), duke menduar qe jemi njerez te lire te themi ato qe mendojme. Askush nuk duhet te kete frike, ndersa reagimi dhunshem ne demokraci eshte blasfemi. Nuk ka asgje te keqe te kritikosh "kokat e kombit", pasi pak dush i ftohte u ben mire. Askush s'eshte perfekt, as personazhet e Lolites as faqja vete. Ama, te ndjesh kaq represion dhe lufte per ti mbyllur gojen nje faqeje super simpatike dhe super njerezore-hallexhinjsh, duhet te reagosh. Nje kenge e grupit tim ka nje titull "Na lini te jetojme"! Kjo nuk eshte nje lutje por nje vendim. Secili te mbaje vendin e vet dhe do jetojme te gjithe!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Andi Bushati dhe partnerja e tij në një foto të papublikuar më parë
"Jo çdo K*R është artist", shpërthen fotografi ndaj Robert Aliajt pasi vizatoi shqiponjën në formë kryqi nazist »
Article Logic
Execution time: 0.0047850608825684
array(1) { ["section"]=> string(99) "reagon-elton-deda-pas-furtunes-ne-rrjetet-sociale-si-i-njoh-une-erion-veliajn-dhe-ajola-xoxen-56558" }