Reagon Floriana Garo, tregon të vërtetën e puthjes erotike me ish-banoren e Big Brother

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:05 25-01-2017 Reagon Floriana Garo, tregon të vërtetën e puthjes erotike me ish-banoren e Big Brother

Moderatorja Floriana Garo ka reaguar pas puthjes erotike me ish-banoren e Big Brother, Ilda Gega, e cila bëri bujë në media duke u spekuluar për orientim homoseksual të vajzave.

Por prezantuesja e “Jo vetëm modë”, në një prononcim për Opinion.al, ka sqaruar momentin e shkrepjes së kësaj fotografie, duke e konsideruar një foto artistike të bërë shumë kohë më parë, rreth viteve 2005-2006, madje edhe të postuar në forumet e asaj kohe: “S’ka asnjë domethënie. Për atë foto janë bërë disa lajme para pak kohësh, ndërsa tani e kanë ripublikuar për disa klikime më tepër”,- thotë Floriana duke shtuar se me Ildën ajo njihej në atë kohë, por sot nuk kanë ndonjë raport të ngushtë. Megjithatë, “nuk bëhet fjalë kurrsesi për qasje homoseksuale nga ana ime”,- deklaron ajo.

Duke shpjeguar arsyet e “lajmit të bujshëm” të ditës, Floriana thotë se mediat përdorin momentin kur një personazh është në vëmendje të publikut për të fituar sa më shumë klikime: “Këto janë lajme për klikime. Ka shumë gjëra më të rëndësishme sesa zbulimi i tyre.”

Ndërsa Ilda Gega ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se "AJO" e ka "përdorur" për t'u bërë e famshme dhe se tashmë nuk kanë më marrëdhënie me njëra-tjetrën.

ilda_gega.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024307012557983
array(1) { ["section"]=> string(92) "reagon-floriana-garo-tregon-te-verteten-e-puthjes-erotike-me-ish-banoren-e-big-brother-66668" }