Reagon FSHF për vjedhjen e dyqanit: Nuk janë marrë 120 fanella, adoleshentët “guximtarë” u kapën

Publikuar tek: sport, më 20:57 02-07-2016 Reagon FSHF për vjedhjen e dyqanit: Nuk janë marrë 120 fanella, adoleshentët “guximtarë” u kapën

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar për vjedhjen e ndodhur në dyqanin e saj në “Fan Zone” në Tiranë. FSHF konfirmon ngjarjen, por mohon që në dyqan të jenë vjedhur 120 fanella të Kombëtares, por vetëm dy.

Në reagim theksohet se dy adoleshentët përgjegjës janë kapur nga rojet private të dyqanit.

“FSHF dëshiron të informojë të gjithë të interesuarit në lidhje me incidentin e shumëfolur dhe keqinformimin që po qarkullon së fundmi mbi vjedhjen ditës së sotme. Në dyqanin zyrtar të FSHF-së ngritur në Fan Zone në Sheshin Nënë Tereza, dy adoleshentë kanë vjedhur dy bluza të Kombëtares të cilat kanë qenë të ekspozuara në këtë pikë shitjeje. Dy autorët janë kapur shumë shpejt nga forcat e shërbimit security ARB në Fan Zone. Edhe nga bilanci menjëherë pas inventarit, konfirmohet e njëjta sasi objekt i këtij veprimi të dy adoleshentëve të cilët me sa duket nënvlerësuan rëndësinë dhe pasojat e idesë së tyre "guximtare”, thuhet në reagimin e FSHF-së.

Mbrëmjen e djeshme është vjedhur dyqani i federatës në Tirana Fan Zonë dhe mediat raportuan se dy autorët shfrytëzuan momentin kur rojet ishin në gjumë për të kryer grabitjen. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Europa respekton viktimat e sulmit terrorist të Bangladeshit
Tradita nuk vazhdon, mposhten italianët, Gjermania në gjysmëfinale »
Article Logic
Execution time: 0.028388023376465
array(1) { ["section"]=> string(98) "reagon-fshf-per-vjedhjen-e-dyqanit-nuk-jane-marre-120-fanella-adoleshentet-guximtare-u-kapen-45344" }