Reagon futbollisti i lënë jashtë "France 2016": Ja si është e vërteta

Publikuar tek: sport, më 17:42 03-06-2016 Reagon futbollisti i lënë jashtë

Herolind Shala ka reaguar për herë të parë publikisht që pas vendimit të trajnerit De Biasi për të mos e grumbulluar në listën e 23 lojtarëve që do të shkojnë në Francë.

Shala ka thënë se nuk ka asnjë të vërtetë për largimin e tij nga kuqezinjtë dhe se vendimi i trajnerit duhet respektuar.

“Përshëndetje miq. Siç e dini nuk jam pjesë e skuadrës për në Francë por un do të vazhdoi ta përkrahi Shqipërinë dhe të jem pjesë e vendit tim. Zgjedhjet e trajnerit duhet respektuar dhe shpresojë në sukses në kampionatin evropian. Gjithçka që keni lexuar për mua nuk janë të vërteta, do të jem pjesë e Shqipërisë përgjithmonë. Forca Shqipëri”, shkruan Shala.

Por para reagimit të Herolindit, një status i vëllait të tij ku thoshte se nuk do të jetë më tifoz i Shqipërisë dhe se i uron humbjen kuqezinjve, ngjalli mjaft reagime të ashpra në opinionin publik.

Screensweot-28.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tifozët kuq e zi në mbështetje të lojtarëve, atmosferë festive para hotelit në Itali
Luiza Gega thyen rekordin kombëtar, kap normën olimpike »
Article Logic
Execution time: 0.010634899139404
array(1) { ["section"]=> string(72) "reagon-futbollisti-i-lene-jashte-france-2016-ja-si-eshte-e-verteta-42358" }