Reagon Hygerta Sako, ja e vërteta për fustanin që bëri bujë në internet

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:51 27-07-2016 Reagon Hygerta Sako, ja e vërteta për fustanin që bëri bujë në internet

Moderatorja e emisionit “Rubrika Sportive”, Hygerta Sako, njihet si një mbështetëse e zjarrtë e Partizanit. Ajo mbrëmjen e djeshme ka qenë në fushën e stadiumit “Elbasan Arena”, ndërsa në veshjen e saj kishte një stampim, i cili u komentua shumë në media.

E kontaktuar nga “Newsport.al”, Hygerta Sako sqaroi të vërtetën mbi veshjen e saj dhe mbishkrimin, i cili e vendosi moderatoren në qendër të vëmendjes pas humbjes së të kuqve.

Nuk ishte bluzë, ishte fustan. Zgjodha fustan sportiv me atlete që të përshtatesha me fushën. Nuk u mora me mbishkrimin, sepse veshje të tilla kanë shumë stampime të tilla. Më duket absurde, sepse u transmetua si mesazh ajo që kishte të shkruar fustani. Aq më tepër që u morën me firmën që e ka prodhuar, unë nuk ia kam idenë dhe nuk e kam prodhuar unë. Këtu te ne injoranca është në maksimumin. Bëhet efekti “domino”. Tani po e shoh sesi është përkthyer, s’ka lidhje aspak me mesazhet që mund të transmetojë. I vetmi mesazh i drejtpërdrejt që përkthehet nga ajo çfarë ishte shkruar është që femrat nuk varen nga askush. Nuk kishte lidhje për të treguar asnjë mesazh. Kjo bëhet për disa klikime më shumë, gjënë më idiote e bëjnë lajm.

A i keni parë reagimet në rrjetet sociale?

Mund të ishte “I’m the boss!” (Unë jam shefi) ose “You are the boss” (Ti je shefi), do të merreshin me këtë? Shumë fustane, bluza, kanë stampime! Jemi në kohën e teknologjisë dhe në modën e klikimeve dhe portalet për të bërë lajme dhe klikime më shumë, bëjnë budallalliqe. Më vjen keq që u bëra objekt. Këtu janë mësuar të nxjerrin këmbë e gjoks dhe askujt nuk i bën përshtypje dhe bën përshtypje kjo veshje imja me një mbishkrim sipër që u mor si mesazh.

U mërzite për Partizanin?

Pak, sepse nuk e meritonim humbjen. Ishte një ndeshje që nuk duhej humbur. Megjithatë, jam e kënaqur me atë që dha skuadra. Më pëlqen puna që ka bërë Sormani. Është bërë ekip për së mbari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.27631187438965
array(1) { ["section"]=> string(76) "reagon-hygerta-sako-ja-e-verteta-per-fustanin-qe-beri-buje-ne-internet-47931" }