Reagon Kozma Dushi pas “furtunës” në rrjetet sociale: Jam shumë i mërzitur, ju tregoj të vërtetën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:18 10-07-2017 Reagon Kozma Dushi pas “furtunës” në rrjetet sociale: Jam shumë i mërzitur, ju tregoj të vërtetën

Kozma Dushi, kantautori i njohur beratas, prej ditësh është vënë në qendër të medieve e rrjeteve sociale për shkak të gabimeve drejtshkrimore në statuset që publikon.

Ditën e djeshme, publikoi një foto teksa lexonte librin e Fate Velajt por përshkrimi sipër fotos ishte i mbushur me plot gabime.

Këngëtari sqaron për Blitz.al se atë adresë nuk e menaxhon ai dhe se dikush po përpiqet ta dëmtojë.

“Ajo nuk është adresa ime. Asnjë nga fjalët e shkruara aty nuk është bërë nga dora ime. Jam shumë i mërzitur dhe i indinjuar. Unë nuk kam as Facebook, as e- mail, as Instagram, asnjë rrjet social. Atë faqe e ka hapur një person që dëshiron të dëmtojë imazhin tim si artist i njohur, si këngëtar që kam marrë pjesë në 35 festivale dhe vlerësuar me çmime. Ai që po e bën këtë është një person me zemër të keqe, por nuk mundet kurrë të më diskretitojë si artist. Do interesohem që ajo llogari të mbyllet. Ai merr foto që postojnë miqtë e mi në rrjete sociale dhe u vendos shkrime. Për sa i përket atij postimit për titujt, unë nuk jam askush për të thënë se kush duhet ta marrë apo jo titullin “Mjeshtër i Madh”. Jam shumë i indinjuar!” – është shprehur këngëtari i mirënjohur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02658486366272
array(1) { ["section"]=> string(99) "reagon-kozma-dushi-pas-furtunes-ne-rrjetet-sociale-jam-shume-i-merzitur-ju-tregoj-te-verteten-85629" }