Reagon kryebashkiaku Veliaj pas shkatërrimit të rrethimit te liqeni: Nuk sprapsem, këta s’duan t’ia dinë ku rriten fëmijët

Publikuar tek: politike, më 14:07 16-02-2016 Reagon kryebashkiaku Veliaj pas shkatërrimit të rrethimit te liqeni: Nuk sprapsem, këta s’duan t’ia dinë ku rriten fëmijët

Reagon kryebashkiaku Erion Veliaj pas shkatërrimit të rrethimit te liqeni. “Nuk sprapsem. Këta s’duan t’ia dinë ku rriten fëmijët’’, ka thënë Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar se do të vijojë me projektet për Tiranën dhe qytetarët e saj, fëmijët e Tiranës kanë nevojë për një park ku mund të luajnë sepse mundësia e vetme  që këta fëmijë të argëtohen janë vetëm qendrat tregtare.

“Ne do të vazhdojmë të gjitha projektet që kanë dobi për qytetin unë nuk zmbrapsem nga asnjë lloj vandalizmi patë dhëndrin e ish-kryeministrit që kishte zënë sheshin e stadiumit “Dinamo”, po shikoni reagimin e atyre që kanë humbur interesin tek liqeni. Unë kur pash ata mendova se do prishnin ndërtimin e Lulzim Bashës për pallatin 17 katësh te diga, në fakt vajtën prishën këndin e lojërave. Unë kam vendosur të jetoj në tiranë dhe të kujdesem për fëmijët e qytetarëve të Tiranës dhe në dallim nga ata që dhanë leje për ndërtim 17 kate, unë besoj tek ekipi im”, u shpreh Veliaj

Sipas tij opozitarët nuk duan t’ia dinë se ku rriten fëmijët e Tiranës, ata dhanë leje për 17 katëshin, ndërsa ne kujdesemi për fëmijët. Pala kundërshtare do të vazhdojë të shkatërrojnë, ne do të vazhdojmë të ndërtojme ka thënë Veliaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama reagon për ndryshimet në qeveri: Cili është misioni bazë për dy ministrat e rinj
Manjani takon homologun turk: Bashkëpunim në fushën e drejtësisë »
Article Logic
Execution time: 0.014857053756714
array(1) { ["section"]=> string(126) "reagon-kryebashkiaku-veliaj-pas-shkaterrimit-te-rrethimit-te-liqeni-nuk-sprapsem-keta-s-duan-t-ia-dine-ku-rriten-femijet-32731" }