Reagon kryeministri Rama për protestën: Ç’shëmti e trishtueshme

Publikuar tek: politike, më 14:51 08-12-2015 Reagon kryeministri Rama për protestën: Ç’shëmti e trishtueshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një status të gjatë lidhur me protestën e opozitës në Ditën Kombëtare të Rinisë. Rama ecilëson një shëmti të trishtueshme këtë protestë të udhëhequr nga opozita, sipas tij, pa vizion dhe pa lidership.

Reagimi i plotë i Ramës:

“Ç'shëmti e trishtueshme, mu në Ditën Kombëtare të Rinisë, të shohësh PD e sotme të mbytur në pellgun e një vandalizmi mizerabël, teksa kujton lëvizjen studentore që shembi regjimin komunist e i dha jetë vetë Partisë Demokratike, pa thyer asnjë xham.

Ç'shëmti e trishtueshme të krahasosh protestat e zemrave plot dritë, pasion, qytetari, ironi e humor të 25 vjetëve më parë, me këtë shfaqje të vobektë të politikës së ngjirur të PD-së, e cila sot përpëlitet mes baltës së mendjeve të errëta të Shqupit dhe një tufë të verbërish të cilët shajnë në hava, thyejnë xhama kot më kot, ndezin zjarre kuturu e dëmtojnë qorrazi, pronën publike në mes të bulevardit të Shqipërisë.

Ç'shëmti e trishtueshme të shohësh 25 vjet pas krijimit të saj si forcë e shpresës, besimit dhe vullnetit europian të shqiptare, një PD të katandisur në hije e vetvetes, që shpresën e vdekur përpiqet ta ringjallë me sharje; besimin e humbur rreket ta rifitojë me gurë e shishe benzine mbi investimet publike; vullnetin europian të shqiptarëve kujton se e mishëron duke shkatërruar dy instalacione të artit urban - me të njëjtën egërsi primitive që do t'i digjte e shkatërronte në fakt dhe fatkeqësisht edhe regjimi komunist.

Keqardhje e sinqertë për të verbërit e shkretë që s'dinë se ç'bëjnë me gurë e hekurishte nëper duar.

Neveri për politikën e ngjirur të një Partie Demokratike në shthurrje të vazhdueshme, pa vizion, pa lidership, pa asnjë alternativë qeverisëse dhe, fatkeqësisht, edhe pa asnjë lidhje me kohën europiane të Shqipërisë e as me ëndrrat, shpresat, problemet e hallet e sotme të shqiptarëve”, shkruan kryeministri Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I sapozgjedhuri i FRPD, Belind Këlliçi thellësisht i lumturuar para bunkerit të shkatërruar
Joleza Koka kapet me Sali Berishën dhe ja ç’i thotë për djegien e bunkerit kryetarja e FRESSH-it »
Article Logic
Execution time: 0.018598079681396
array(1) { ["section"]=> string(68) "reagon-kryeministri-rama-per-protesten-c-shemti-e-trishtueshme-27250" }