Reagon kunati i Berishës: Nuk e njoh Doshin, akuzat të paimagjinueshme

Publikuar tek: politike, më 19:00 03-03-2015 Reagon kunati i Berishës: Nuk e njoh Doshin, akuzat të paimagjinueshme

Kunati i ish-kryeministrit Sali Berisha, i akuzuar nga LSI si personi përgjegjës për atentatin e organizuar ndaj deputetit Tom Doshi, Agim Rama ka mohuar të ketë pasur dijeni për këtë ngjarje.

Rama ka thënë për News24 se akuzat ndaj tij nuk meriojnë asnjë koment, duke shtuar se kjo është diçka e paimagjuneshme për të.

Kunati i Berishës ka deklaruar se nuk është takuar asnjëherë me Tom Doshin dhe se nuk njihen as si fytyrë me njëri tjetrin.


Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot për mediat në lidhje me akuzat e bëra nga Tom Doshi, duke i konsideruar ato si të paprecedenta në historine pluralizmit shqiptar.

I pyetur në lidhje me akuzat e bëra nga kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, për përfshirjen e kunatit të tij në këtë çështje, Agim Rama, Berisha është shprehur se Rama nuk duhet të merret me këtë ngjarje, duke shtuar se nuk ka komunikuar me të pas akuzave të bëra.

“Shumë thjeshtë. U duhej sepse këta pas vrasjes, vrasjet do ia faturonin Sali Berishës.  Nuk e dinë që Sali Berisha duhet të ketë një sponsor”, ka thënë ai.

I pyetur nëse ka komunikuar me kunatin, Berisha tha: “Me kunatin? Po pse të komunikoj me kuantin, ç’punë ka kunati në këtë mes. Kunati as që duhet të merret me shpifje të botës së krimit e këshilloj unë. Kurse pjesa edytë po. Pjesa e dytë do jetë pjesë e hetimit të organeve hetimore. Pjesa e dytë është ajo në të cilën kanë deklaruar, kanë thirrur familjarët për t’u thënë se Sali Berisha donte të eliminonte vëllanë tënd dhe ka marrëpërgjigjen siç duhet aty, përgjigje burrërroe. por kjo duhet të marrë përgjigje ligjore sepse kjo është një faqe tjetër e zezë, e skenarit të një mafiozi në krye të parlamentit”, ka deklaruar Berisha.

Berisha e ka konsideruar si koncesion ndaj vrasjes së Doshin, atentatin e përgatitur nga deputetit të PD-së, Mhill Fufit. Për ish-kryeministrin i gjithë ky plan i Ilir Metës, kishte të bënte me inkriminimin e kryeministrit Edi Rama në vrasje, për të pastruar figurën e tij në sytë e faktorit ndërkombëtar.

Fjala e plotë e Berishës:

Ne kupolen e mazhorances, si ne shpellen e mafies, vendimin per vrasjen e dyfishte e moren se bashku!!

Te dashur miq, deshmia e djeshme e Tom Doshit eshte nder me tronditeset qe mund te degjoje njeriu, akuza publike me e rende ne 25 vitet e fundit. Ne kete deshmi dy jane aspektet me te shemtuara me kriminale. E para, kryetari i parlamentit, Ilir Meta, porosit dhe paguan ne emer te mazhorances vrasjen e nje deputeti te PS dhe nje deputeti te PD.

E dyta per skenarin e vrasjes se dyfishte u informua menjehere Rama dhe Tahiri, dhe ata ne vend qe te nderhynin urgjentisht per zbardhjen e akuzes publike me te rende ne 25 vitet e fundit e fshehen apo heshten, pra zbatuan kodin heshtjes te mafies per skenarin e krimit monstruoz, sikur ne kete vend te mos ekzistonte shtet por shpelle mafieje dhe vetem shpelle mafieje, çka tregon se ata ishin ose porositesit ose se paku miratuesit e skenarit.

Gjithçka duket si nje pazar i felliqur bazuar ne nje marreveshje krimi.

Per Ramen dhe mazhorancen, qendrimet e Doshit ndaj vet Rames, Sajmir Tahirit, u bene te rrezikshme, kercenuese, te padurueshme. Tirana i di mire perleshjen e Doshit me Ramen per qeverine, policine, postet me te larta ne administrate, di mire perplasjen e eger te Doshit me Sajmir Tahirin ne nje lokal, ne mos gaboj "Il Gusto", ne prani te Gramoz Rucit dhe dy deputeteve te tjere si dhe te klienteve qe po drekonin, rrebelimin e Doshit me 5 deputete te tjere per ditelindjen e mikut te vet. Doshi nderkohe kishte marredheniet me miqesore me Meten, i cili drekonte dhe darkonte cdo fund jave me te dhe nxitej nga ky i fundit per te krijuar nje grup sa me te gjere ne PS per te bere Meten pse jo edhe kryeminister de fakto.

Keshtu, Ilir Meta forcoi pozitat shume me Doshin. Por ai ishte perseri nje skllav i mjere i Rames, i cili sapo kthehej nga Brukseli, Berlini apo ndonje kryeqytet tjeter, lajmin e pare qe i jepte Metes ishte se partneret i kishin kerkuar arrestimin e tij. Meta semurej, nuk dilte per tre dite nga shtepia. Meta per t'u çliruar nga skllaveria e Rames i duhej te lidhej me Ramen ne lidhje krimi, vrasje. Vetem keshtu ai nuk do ishte me skllav i Rames por do te kishte Ramen skllav te tij. Ai kerkoi miratimin e Edit qe te shpetonte njehere e mire Ramen nga Doshi, sikunder ai duhet te simetrizonte vrasjen me deputetin e PD, Mhill Fufi. Kjo jo per hire te simetrise por per motive te ulta primtive personale.

Duke mbeshtetur hetimin e vendosur e te gjithanshem te krimit me te larte shteteror, denoj cdo forme presioni ndaj Prokurorise se Shtetit. Te dashur qytetare, sot shoqeria jone eshte koke e kembe ne kthetrat e pameshira te krimit te mazhorances se qelbesirave. Sot me shume se kurre vendit, shoqerise, ne dhe femijeve tane i nevoitet guximi yne, perkushtimi yne per te nxjerre sa me pare vendin nga tentakulat e krimit qeveritar qe rrenon çdo ore, cdo dite, sigurine, paqen, stabilitetin, te ardhmen tone.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Këshilli i vrasjeve thërret Llallën, "heto po deshe"
LSI, Manjani: Shantazhi mënyrë e papranueshme e të bërit politikë »
Article Logic
Execution time: 0.024542093276978
array(1) { ["section"]=> string(73) "reagon-kunati-i-berishes-nuk-e-njoh-doshin-akuzat-te-paimagjinueshme-4876" }