Reagon LSI pas ndjekjes penale të Fiqiri Ismailit, Rama: Në Vorë blerje votash edhe gjatë kësaj jave, kallëzim për noterin Shaban Gjoka

Publikuar tek: politike, më 12:42 13-06-2015 Reagon LSI pas ndjekjes penale të Fiqiri Ismailit, Rama: Në Vorë blerje votash edhe gjatë kësaj jave, kallëzim për noterin Shaban Gjoka Luan Rama

Ka reaguar Lëvizja Socialiste për Integrim, pas ndjekjes penale të Fiqiri Ismailit, kryetarit të Bashkisë së Vorës dhe kandidatit të së djathtës. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama deklaroi se sipas informacioneve që kanë do ketë përpjekje gjatë kësaj jave, që është edhe java e fundit e fushatës, për blerje votash.

“Po tentohet të manipulohet rezultati. Të veprojnë forcat e policisë të pandikuar nga lobime të qarqeve të kandidatëve në garë. Kërkojmë që jo vetëm hetimi të jetë rigoroz por edhe transparent që shfaqen nga kandidatët e PD-së në Vorë apo gjetiu. Unë kam paraqitur një ftesë zyrtare për OSBE-ODIHR po do ua dërgoj edhe ambasadave të tjera të jenë të pranishëm në Bashkinë e Vorës se këtë javë sipas informacioneve që kemi se do karakterizohet nga përpjekje të tjera për të blerë dhe korruptuar votuesit”, tha Rama.

Ai tha se kanë bërë kallëzim për noterin Shaban Gjoka në Vorë, që sipa tyre është ‘’strumbullari’’.

“Po sot i kam dërguar Prokurorisë së Tiranës një kallëzim për noterin Shaban Gjoka, i cili është I implikuar në kryerjen e aktit kriminal në përpjekje për pasi ky është strumbullari që është marrë me aktin noterial që sipas dëshmive transmetuar nga media, ka bërë akte noteriale që nuk janë banorë të Vorës për t’I bërë votues. Për LSI është shumë i rëndësishëm standardi i Zgjedhjeve. Do vazhdojmë të jemi të vendosur për të denoncuar çdo përpjekje. Të zhbëjmë modelin e miellit dhe trafikut elektoral”, përfundoi Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Halim Kosova sulmon Erion Veliajn: I katapultuar nga partia, i sprovuar për konflikte politike dhe jo për punë
Reagon PD-ja për ndjekjen penale të Fiqiri Ismalit, Paloka: Po kërcënohen qytetarët për dëshmi të rreme »
Article Logic
Execution time: 0.026612043380737
array(1) { ["section"]=> string(138) "reagon-lsi-pas-ndjekjes-penale-te-fiqiri-ismailit-rama-ne-vore-blerje-votash-edhe-gjate-kesaj-jave-kallezim-per-noterin-shaban-gjoka-13460" }