Reagon me dy fjali Edi Rama për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit

Publikuar tek: politike, më 15:49 03-03-2016 Reagon me dy fjali Edi Rama për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit

Reagon me dy fjali Edi Rama për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Pas reagimit të parë nga ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, që vlerësoi maksimalisht raportin dhe punën e lidershipit politik dhe të policisë, ka reaguar edhe kryeministri.

Nëpërmjet një komenti konçiz, Rama shkruan:

“Raporti më pozitiv i Departamentit të Shtetit në 25 vjet për arritjet e vendit kundër drogës! Inkurajim për më tutje në drejtimin e duhur.”

Sot reagoi për raportin edhe ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, duke e e vënë theksin tërësisht te fakti se raporti e konsideronte Shqipërinë një vend tranzit i marijuanës.

“DASH e tha qartë, Shqipëria vend tranzit. Shqipëria dhe qeveria drejtohen nga trafikantët”, theksoi deputeti demokrat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032634019851685
array(1) { ["section"]=> string(82) "reagon-me-dy-fjali-edi-rama-per-raportin-e-departamentit-amerikan-te-shtetit-34120" }