Reagon Ministria e Brendshme: Ligji për Sigurinë Publike u hartua në bashkëpunim me partnerët

Publikuar tek: politike, më 19:38 05-04-2016 Reagon Ministria e Brendshme: Ligji për Sigurinë Publike u hartua në bashkëpunim me partnerët

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate drejtuar mediave ka sqaruar se përgatitja, shqyrtimi dhe miratimi i ligjit “Për masat shtesë të sigurisë”, është realizuar në të gjitha etapat e tij, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë si dhe në konsultim me grupet e interesit, përfshirë Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Sipas MBP-së, grupi i punës, në harkun kohor të 8 muajve që është nevojitur për ligjin, ka pasur kontakte të vazhdueshme me ekspertët e misioneve ndërkombëtare të atashuara në Shqipëri. “Bëjmë me dije gjithashtu se në ligj janë reflektuar edhe sugjerimet e grupeve të konsultuara të interesit gjatë takimeve të zhvilluara.

Nga ana tjetër, nënvizojmë se ekspertët ndërkombëtarë në vazhdimësi kanë dhënë vërejtjet e tyre për projektligjin, si në formë të shkruar, ashtu edhe në takimet e rregullta me grupin e punës, vërejtje të cilat janë reflektuar në ligjin e miratuar.

Me këtë rast, sjellim në vëmendje të publikut se janë organizuar konsulta me grupet e interesit, si dhe një takim i gjerë publik me ta, ndërkohë vërejtjet e tyre janë reflektuar në variantin e fundit që qeveria ka dërguar në Kuvend. Njëherësh theksojmë se ligji është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thuhet në reagimin e MPB-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Linjë ajrore direkte mes Tiranës dhe Budapestit, presidenti hungarez konfirmon në takimin me Nishanin
Arben Ahmetaj: E di kush janë shqiptarët e “Panama Papers” »
Article Logic
Execution time: 0.004478931427002
array(1) { ["section"]=> string(98) "reagon-ministria-e-brendshme-ligji-per-sigurine-publike-u-hartua-ne-bashkepunim-me-partneret-36914" }