Reagon Paloka: Lëtyrat e Ramës denigrojnë dëshmitarin njësoj si me Zaganin

Publikuar tek: politike, më 20:42 17-05-2018 Reagon Paloka: Lëtyrat e Ramës denigrojnë dëshmitarin njësoj si me Zaganin

Pas deklaratës së Taulant Ballës lidhur me dëshminë e Albert veliut, të cilin e quajti “mashtrues” dhe “me precedentë të shumtë penalë”, ka ardhur edhe reagimi i opozitës.

Kreu i Grupit të PD, Edi Paloka thotë se Rama po përpiqet të denigrojë denoncuesin e krimit, njësoj siç bëri edhe me ish-komisarin Dritan Zagani.

Reagimi i plotë:

Rama i suli palacot , te pafytyret, letyrat . Misioni nuk ndryshon ; te mbrohet krimi dhe mafia duke sulmuar dhe denigruar denoncuesit e krimit.

Gjithshka perseritet pa asnje ndryshim.

Sot deshmitari qe fakton lidhjen e Xhafajve me trafikun e droges u quajt “mashtrues” “me skede te rende kriminale” etj, etj.

Nderkohe u urdherua prokuroria politike te arrestoje dhe te kerkoj denimin e deshmitarit.

Kjo histori ngjan si dy pika uji me ate te Dritan Zaganit , Habilajve dhe Tahirit.

Zagani nuk ishte “me skede te rende kriminale” as “ i multidenuar” perkundrazi ishte oficer policie, por kjo nuk e pengoi Ramen qe jo vetem ta denigronte por edhe ta burgoste pasi ai guxoi te denonconte Habilajt si trafikante dhe lidhjet e tyre me Tahirin .

Sot gjithshka tha Zagani eshte vertetuar nga antimafia italiane ...nepermjet pergjimeve.

Rama po perdor te njejten skeme te felliqur dhe me deshmitarin e Xhafajve. Fundi do te jete i njejte, por kete here dhe per Ramen vete.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama mes liderave të BE-së? Çfarë i thotë në vesh Macron?
“Rrodhën fare, budallëku vijon..”, shpërthen në ironi ish-ministri: PD që denoncoi na qenka MAFIA »
Article Logic
Execution time: 0.0040769577026367
array(1) { ["section"]=> string(80) "reagon-paloka-letyrat-e-rames-denigrojne-deshmitarin-njesoj-si-me-zaganin-121150" }