Reagon PD ndaj Ahmetaj: Mijëra familje i ke hequr nga ndihma ekonomike, paratë kanë shkuar tek tendera lluksi për bashkëpunëtorët e tu

Publikuar tek: ekonomi, më 16:17 01-08-2016 Reagon PD ndaj Ahmetaj: Mijëra familje i ke hequr nga ndihma ekonomike, paratë kanë shkuar tek tendera lluksi për bashkëpunëtorët e tu

Partia Demokratike ka reaguar pas fjalës së ministrit Arben Ahmetaj, “ Buxheti nuk rishikohet për ndryshim në të ardhura, por për optimizim të shpenzimeve”.

Sipas opozitës, Edi Rama ka nxjerrë të justifikojë zullumin një "ekonomist" me diplomë si mësues anglishteje, që është majmur me lekët e popullit.

Reagimi i Partisë Demokratike:

“Tani që plasen në shesh të vërtetat e buxhetit të ndryshuar në fshehtësi, hajdutce, Edi Rama ka nxjerrë të justifikojë zullumin një "ekonomist" me diplomë si mësues anglishteje, që është majmur me lekët e popullit.

Ky i fundit ndoshta fut tek shifrat e punësimit edhe 100 mijë shqiptarët që kanë kërkuar azil në BE apo 200 mijë që kanë aplikuar per Green Card në SHBA.

Zbrite nga carteri sekserin tënd të shohë mijëra familje që i ke hequr nga ndihma ekonomike e sot vuajnë për bukën e gojës ndërkohë që paratë kanë shkuar në tendera lluksi te miqtë e bashkëpunëtorët e tu.”

BUXHETI I RISHIKUAR 2016:

• Zero rritje për pagat, vazhdojnë të jenë të ngrira, duke dobësuar edhe më shumë fuqinë blerëse.

• Nuk rrit pensionet, indeksimi është poshtë detyrimit ligjor sepse inflacioni 2015 rezultoi në masën 1.9%, ndërsa indeksimi vetem në masen 1.6%, duke dobësuar edhe më tej fuqinë blerëse.

• Zero rritje fondet për ndihmën ekonomike, me zero përfitim për familjet nevojtare.

• Ul me 10% fondet për pagesen e papunësisë, ndonëse papunësia është me e larte sesa ajo e para 2-3 viteve.

• Zero rritje fondet për kompensimin e ish të përndjekurve politike.

• Ul me 34 milionë lekë investimet në "arsimin baze" (-2.5%).

• Ul me 199 milionë leke investimet në "arsimin e lartë" (-28%)

• Ul me 108 milionë lekë investimet në "kujdesin parësor" (-35%).

• Ul me 140 milionë lekë investimet në "shërbimin kombeëtar të urgjencës" (-47%).

• Ul me 62 milionë lekë investimet në "arsimin profesional" (-11.7%).

• Ul me 88 milionë lekë investimet në "sistemin e burgjeve" (-9.1).

• Ul me 2.15 miliardë lekë fondet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, (- 28.3%).

• Rrit me 68 punonjës të aparatit të Kryeministrisë.

• Rrit borxhin publik për vitin 2016 me 1.3 miliardë lekë (3.8%).​

Postimi i Arben Ahmetaj:

“Akti Normativ është një rishikim rutinë i buxhetit që ka si synim kryesor përpejtimin e ekzekutimit të shpenzimeve publike, por jo ndryshim politikash. Si instrument ligjor, i përdorur ndër vite, i nënshtrohet të njëjtës procedurë konsultimi parlamentare, nga komisionet e deri tek votimi në seancë. Asgjë e fshtehtë, gjithçka publike e transparente.

Buxheti nuk rishikohet për ndryshim në të ardhura, por për optimizim të shpenzimeve. Të gjithë objektivat janë sipas parashikimeve të fillimvitit, treguesit ekonomikë janë pozitivë:

Indeksimi i pensioneve është rrjedhojë e një reforme të miratuar me konsensus të gjerë, në bashkëpunim me Bankën Botërore, që synon qëndrueshmërinë e skemës, larg modelit të kolapsit ku ishte.

Deri para pak javësh, administratori i ShQUP fliste për deflacion, ndërkohë që tani thotë që çdo çmim është shtrenjtuar. Inflacioni nuk ndryshon sipas nevojave politike të të harruarit në ShQUP.

Eksportet po ashtu janë statistikë zyrtare, jo tekë ShQUPi. Pa impaktin e ndryshimit të cmimit të naftës dhe kromit, eksportet janë rritur me 7.9%. Pyet dikë që njeh numrat!

Eksportet që lidhen me rritjen ekonomike shqiptare janë rritur. Rritja ekonokomike është 2.96%, nuk e kuptoj përse të dhemb rritja.

Papunësia është ulur, nga 17.3% në 16.6%, pavarësisht se si e do administrator I SHQUP.

Nga ndihma ekonomike janë hequr militantët dhe nuk është në rënie për shtresat në nevojë, vetëm për abuzuesit sipas modelit të shkuar. Ndryshe nga koha juaj, ndihma paguhet në kohë tek shtresat në nevojë.

Investimet publike nuk janë ulur, përkundrazi janë rritur. Fondet e Ministrive të Transporteve dhe Bujqësisë janë rritur me 7.54% (Transportet) dhe 14.6% (Bujqësia) respektivisht, duke prioritizuar projekte si Unaza e Tiranës, aksi Tiranë-Elbasan dhe infrastruktura e ujitjes e kullimit.

Dhe sa për borxhin publik, ai është ulur më 1.3 miliardë lekë, jo rritur. Të ardhurat nga privatizimet po shkojnë përgjysëm në rritje investimesh dhe ulje borxhi, diçka e padëgjuar në kohën tuaj.

Pra administrator, mëso të lexosh shifrat!”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071220397949219
array(1) { ["section"]=> string(138) "reagon-pd-ndaj-ahmetaj-mijera-familje-i-ke-hequr-nga-ndihma-ekonomike-parate-kane-shkuar-tek-tendera-lluksi-per-bashkepunetoret-e-tu-48373" }