Reagon për fansat Klaudia Pepa pas humbjes në Amici

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:21 06-06-2015 Reagon për fansat Klaudia Pepa pas humbjes në Amici Foto e publikuar nga Klaudia bashkë me mesazhin për fansat

Që pas humbjes që gjithsesi ishte një fitore e madhe për balerinën shqiptare Klaudia Pepa në finalen e Amici, ajo nuk kishte reaguar, çka i bëri fansat dhe mbështetësit të mendojnë se zemërimi i saj duhet të qe shumë i madh.

Por, jo... Para pak çastesh Klaudia Pepa ka reaguar për ndjekësit e saj në instagram, ku ndonëse vetëm nëpërmjet një fjalie, ka mundur të shprehë shumë.

“ Faleminderit për suportin”, është mesazhi i balerinës për mbështetësit e saj që duhet thënë ishin të shumtë.

Ajo e ka shkruar një gjë të tillë edhe në italisht pasi për hir të së vërtetës kanë qenë edhe më të shumtë italianët që e kanë mbështetur Klaudian dhe kanë folur për një fitore të pamerituar të konkurentes italiane, krahasuar me balerinën shqiptare.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027180194854736
array(1) { ["section"]=> string(57) "reagon-per-fansat-klaudia-pepa-pas-humbjes-ne-amici-12849" }