Reagon për herë të parë ish-deputeti i PS pas vrasjes së vëllait, i shkruan Bashës: Ke zgjedhur moment të papërshtatshëm

Publikuar tek: politike, më 16:32 14-02-2018 Reagon për herë të parë ish-deputeti i PS pas vrasjes së vëllait, i shkruan Bashës: Ke zgjedhur moment të papërshtatshëm

Reagon për herë të parë Arben Ndoka, ish-deputeti i PS, pas vrasjes së vëllait të tij Aleksandër Ndoka. Që nga 9 dhjetori 2017, kur atentati  i mori jetën vëllait të ish-deputetit, ky i fundit nuk ishte prononcuar për mediet e kishte vendosur të rrinte larg politikës.

Por një deklaratë e kreut të PD, Lulzim Basha e ka bërë të thyejë heshtjen. I pyetur dy ditë më parë nga gazetarja për tërheqjen e dy kandidateve për deputete të PD nga lista e Beratit, e pyetur konkretisht nëse rasti i Astrit Veliajt i dukej i ngjashëm me atë të Arben Ndokën, Basha u përgjigj:

“Më duket aq i ngjashëm sa mund të më duket si skaf droge, televizioni yt…”.

Nga ana tjetër, Ndoka i keqkuptuar disi (pasi krahasimin e bëri gazetarja dhe jo kryedemokrati) i thotë Bashës se ka zgjedhur moment të papërshtatshëm për të bërë krahasime.

REAGIMI I ARBEN NDOKËS:

Mendoj se Basha ka zgjedhur moment te papershtatshem per te bere krahasime me mua... Por gjithsesi po iu pergjigjem shkurt. Per te sqaruar opinionin publik nga sa eshte spekulluar,dua te them se qendron fakti se nuk ka asnje ngjashmeri mes listes se kandidateve gra te Lezhes me ate te Beratit. Ne listen e Lezhes ,njera nga grate nuk ka qene fare pjese e listes zyrtare,ka qene e teta ne liste, pasi Lezha ka 7 deputet . Gruaja e dyte u terhoq nga gara per dy arsye:

E para ishte gjendja e saj shendetesore;

E dyta eshte ana morale e njerzore saj , pasi ajo ishte e pesta ne liste ndersa une i treti.

Keto jane te vetmet arsye e terheqjes se tyre nga gara, ndersa ne Berat jane paguar per t'u terhequr, gje te cilen Basha e dim mire.

Bashes i shkon gjuha ku i dhemb dhembi, sepse dhe krahasimet i ben ne lidhje me aktivitetin e tij ne transportin e droges. Gje te cilen ia kam then shpesh . Basha po me detyron te shkoj ne prokurori e te them me fakte ato qe di, shkaku i hezitimit tim deri tani ,jane njerezit qe e rrethojne e jo ti. E gjithe pasuria e tij eshte e vene ne baze te aktivitetit te droges qe ka neper Europe.

Më shumë në këtë kategori: « Për Shën Valentin, Meta shkon në Çorovodë, inaguron investimin e rëndësishëm (FOTOT)
Meta konsultohet me Nishanin para se t’i japë plotfuqishmërinë Bushatit »
Article Logic
Execution time: 0.0038769245147705
array(1) { ["section"]=> string(125) "reagon-per-here-te-pare-ish-deputeti-i-ps-pas-vrasjes-se-vellait-i-shkruan-bashes-ke-zgjedhur-moment-te-papershtatshem-110251" }