Reagon PS: Ministrit Ahmetaj i janë vënë çartera në dispozicion nga të huajt

Publikuar tek: politike, më 14:46 19-02-2016 Reagon PS: Ministrit Ahmetaj i janë vënë çartera në dispozicion nga të huajt

Pas akuzave nga Patria Demokratike se ministri Arben Ahmetaj ka udhëtuar dhjetëra herë me avionë çarter jashtë vendit, me një kosto të madhe për çdo fluturim që rëndon në xhepat e taksapaguesve shqiptarë, ka ardhur edhe reagimi nga selia e Partisë Socialiste.

Në një deklaratë për media, Ervin Bushati tha se fluturimet me çarter të ministrit Ahmetaj janë vënë në dispozicion nga pala pritëse.

“Udhëtimet janë ato të delegacionit të nivelit të lartë, të vëna në dispozicion nga ata që na presin. Nuk është shpenzuar asnjë qindarkë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Qeveria i ka ulur ndjeshëm kostot e udhëtimeve në këto dy vite”, tha Bushati.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “1 udhëtim 40 mijë euro”, PD publikon listën e plotë të ministrit me Charter
Patozi:Historia fetishizohet e hiperbolizohet, manipulohet nga politika.E kam shmangur faktin që jam student i grevës »
Article Logic
Execution time: 0.020748138427734
array(1) { ["section"]=> string(81) "reagon-ps-ministrit-ahmetaj-i-jane-vene-cartera-ne-dispozicion-nga-te-huajt-33004" }