Reagon qeveria: Ja e vërteta e tenderit 1.2 miliard lekë për mobilimin e zyrës së Tahirit

Publikuar tek: politike, më 14:53 31-03-2016 Reagon qeveria: Ja e vërteta e tenderit 1.2 miliard lekë për mobilimin e zyrës së Tahirit

Qeveria ka reaguar nëpërmjet portalit “Transparenca.al”, lidhur me një artikull që ka qarkulluar në disa media vendase ku pretendohet për një tender me vlerë 1.2 miliard lekë vetëm për mobilimin e zyrës së ministrit Saimir Tahiri. Në reagim thuhet se tenderi me vlerë 128.113.807 lekë përfshin edhe mobilimin e 10 godinave të autoriteteve të tjera.

Reagimi i qeverisë:

Artikulli për tenderin për blerjen e mobilieve dhe pajisjeve:

Në disa portale dhe media online, është publikuar një artikull sipas të cilit Ministria e Brendshme ka çelur një tender me vlerë 128 milionë lekë për të mobiluar zyrën e ministrit Saimir Tahiri.

Për tenderin për blerjen e mobilieve dhe pajisjeve:

Pretendimi i disa portaleve se Ministria e Brendshme ka çelur një tender prej 128 milionë lekë, vetëm për mobilimin e zyrës së ministrit, është një lajm spekulativ.

Tenderi i mobilimit me pajisje, i cili është shpallur para pak ditësh dhe hapet në datën 19 prill 2016, përfshin në këtë procedurë 11 institucione që do të prokurojnë sipas nevojave të tyre, mobilie dhe pajisje.

Fondi total i kësaj procedure është 128.113.807 lekë (pa TVSH) dhe përfshin jo vetëm mobilimin e godinës në rikonstruksion të MPB-së, por edhe blerjen e pajisjeve dhe mobilieve për 10 autoritete të tjera.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Letra e hapur e Ramës për Bashën, Hahn: E mbështes plotësisht
Xhelal Mziu i përgjigjet Ramës: Ja ku i ke 94 projekte për Kamzën, kushtojnë 14 miliard lekë »
Article Logic
Execution time: 0.023666858673096
array(1) { ["section"]=> string(94) "reagon-qeveria-ja-e-verteta-e-tenderit-1-2-miliard-leke-per-mobilimin-e-zyres-se-tahirit-36514" }