Reagon Shinasi Rama: Plani i Sali Berishës për luftë civile në vitin 1991

Publikuar tek: politike, më 11:15 13-12-2015 Reagon Shinasi Rama: Plani i Sali Berishës për luftë civile në vitin 1991

Njëri nga liderët kryesorë të Lëvizjes së Dhjetorit, Shinasi Rama, ka reaguar pas përmendjes së emrit të tij nga lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Shinasi Rama shpjegon planin e Berishës për luftë civile në vitin 1991 dhe arsyen pse për herë të parë përmendi emrin e tij.

“Sali Berisha më në fund e përmendi emrin tim, dhe jo pse donte, por pse i ka hyrë frika për arsye që ai i din mirë. Saliu, një individ i mësuar me gënjye të tjerët dhe mbi të gjitha veten, aq sa e beson në sëmundjen e vet mendore, ka thënë se unë e kam cuar diku në një shtepi në Shkodër ku do të takohej me klandestinë etj. etj. Për hir të së vërtetës më duhet të bëj sqarimin e mëposhtëm. Me Sali Serishën kemi shkuar tre herë në Shkodër.

Kur kemi shkuar vetëm ne të dy, kemi shkuar në tre shtëpi: në shtëpinë time, ku ndenji një orë duke folur me prindërit e mi që e pritën me njerëzillëk e respekt. Kemi shkuar tek shtëpia e Dom Simon Jubanit, të cilin e kam pasur shumë mik prej Lazrit, të vëllaut të Dom Simonit. Me të cilin kasha punuar dy vera në fermë Mandej kemi shkue dhe kemi pirë kafe tek shtëpia e Dr. Ferit Hotit, ku kemi diskutuar se kush duhej të kishte në dorë PD-në e Shkodrës. Ferit Hoti më ka mjekuar dorën e thyer dhe kishte shumë respekt reciprok midis nesh por e dija se kishte kenë shok konvikti i Saliut. Aty kemi marrë ca vendime personale që mund ti diskutoj një herë tjetër.

Herën tjetër kemi shkuar me Gramoz Pashkon dhe Fahri Musliun ku kemi qënë në Meshën e Kërshndellave dhe në të cilën, unë ua kam hapur rrugën për tu dukur si udhëheqës duke u vetëmënjanuar edhe pse kishte pritshmëri të tjera si për mua, ashtu edhe për ata.

Herën e trete kemi qënë në një shtëpi ku na sollën për Mitingun e 3 Janarit 1991 dhe ku u bë shumë sherr për organizimin e PD-së dhe rolin e individëve të vecantë si dhe për Ramiz Alinë etj. Por këtu nuk kemi qënë vetëm por me praninë e shumë të tjerëve.

Dhe një gjë të fundit. Djallëzor si është, Saliu nuk përmend se si në Shkurt të 1991, më solli disa individë të përsekutuar që kishin premtuar të sillnin nga Greqia, në makina me fund të dyfishtë të mbushura me armë, sipas tyre, për të nisur Luftën Civile që donte ky dhe ustallarët e tij në Tiranë. E kemi diskutuar këtë gjë bashkë, e kam refuzra duke e minimizuar dhe i thashë se ishte provokim i pastër. Më vonë, këtë individin, Saliu e bëri Anëtar të Këshillit Kombëtar të PD-së dhe Deputet të PD-së. Emrin e kishte Tomorr Dosti. Kaq sa për sot, sepse ka shumë me thanë, por po ndalem tek ky prononcim i tij. Me që e kam njohur mirë, po ia kujtoj një bisedë që e kemi bërë vetëm për vetëm në rrugën që të çonte tek Shtepia e Arben Imamit, një natë që binte shi dhe ky që tash shitet kështu mbante cadrën...”, shprehet Shinasi Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kokëdhima: Jemi krenar për PS-në, në 2017-ën fitojmë zgjedhjet
Berisha: Një tjetër kompani e madhe largohet nga Shqipëria »
Article Logic
Execution time: 0.23761320114136
array(1) { ["section"]=> string(78) "reagon-shinasi-rama-plani-i-sali-berishes-per-lufte-civile-ne-vitin-1991-27657" }