Reagon Skenderbeu: Rusët nuk mund t’ia hedhin me një ndjesë publike, UEFA me dy standarde

Publikuar tek: sport, më 22:53 02-10-2015 Reagon Skenderbeu: Rusët nuk mund t’ia hedhin me një ndjesë publike, UEFA me dy standarde

Klubi i Skënderbeut ka reaguar zyrtarish nëpërmjet një deklarate ku dënon thirrje raciste ndaj shqiptarëve në stadiumin e Moskës, gjatë kohësh që zhvillohej ndeshja mes dy skuadrave.

Duke u shprehur të zhgënjyer nga kjo situatë, klubi korçar thekson se zyrtarët e UEFA-s, të pranishëm në stadium kanë vepruar me një standard të dyfishtë. Sipas Skënderbeut, nëse kjo ngjarje do të kishte ndodhur në Shqipëri, vendimi i zyrtarëve të ndeshjes do të kishte qenë krejtësisht i ndryshëm, nga ai që u mor në Moskë të Rusisë.

Gjithashtu, klubi shqiptar shprehet se Lokomotiva e Moskës nuk mund të zbusë apo të fshijë këtë ngjarje të turpshme vetëm me anë të një ndjese publike, pasi masat duhet të merreshin përpara fillimit të ndeshjes.

Në fund të deklaratës, klubi i Skënderbeut thekson se do i shkojë kësaj çështjeje deri në fund për t’i dhënë zgjidhjen që meriton.

Lexo edhe: Lokomotiva fiton ndaj Skënderbeut, “vritini shqiptarët”, “Kosova është Serbi” dhe fishekzjarre në stadium

Deklarata e plotë e Skënderbeut:

Klubi i futbollit “Skenderbeu” ndjehet i shokuar dhe thellesisht i zhgenjyer nga sjellja e tifozeve te Lokomotives se Moskes gjate ndeshjes se zhvilluar mbremjen e djeshme ne “Lokomotiv stadium”.Duke pasur parasysh qetesine ne te cilen ishte pergatitur kjo ndeshje , thirrjet diskriminuese dhe mesazhet poltike te shpalosura nga tifozet vendas ishin te papritura per klubin tone.

Ne besojme dhe mendojme qe neqoftese keto veprime do te ishin bere nga tifozet tane ne Shqiperi atehere do te ishte zbatuar nje standart krejt tjeter nga ai qe u ndoq gjate ndeshjes se mbremshme ne Moske kjo per vete faktin qe zyrtaret e ndeshjes nuk i jane permbajtur procedurave te ndeshjes ne rastet e shfaqjes se sloganeve poltike dhe thirrjeve diskriminuese.

Zyrtaret e ndeshjes duhet te ndalonin ndeshjen dhe ti komunikonin klubit vendas marrjen e masave per parandalimin e atyre thirrjeve te turpshme.Pavaresisht neglizhences se zyrtareve futbollistet tane kane ndalur lojen dhe i kane komunikuar gjyqtarit qe eshte e pamundur te vazhdohet ndeshja nen thirrjet raciste te tifozeve vendas por pavaresisht se gjyqtari dhe zyrtaret e tjere pohuan qe kishin kuptuar thirrjet e tifozeve vendas nuk u morr asnje mase parandaluese dhe futbollistet jane detyruar te rifillojne takimin.Kjo neglizhence vetem sa ju dha “zemer” tifozeve vendas qe me kalimin e minutave do te shtonin thirrjet anti-Shqiptare.

Ato thirrje te turpshme nuk erdhen vetem nga nje grup i vogel tifozesh sic trumbetoi me te madhe klubi i Lokomotives se Moskes por nga i gjithe sektori i tifozeve ultras.Klubi Moskovit duhet te kishte marre masat e nevojshme per parandalimin e kesaj ngjarjeje qe nuk ka aspak lidhje me futbollin.Shfajesimi dhe ndjesa e kerkuar pas ndeshjes nuk mundet kurrsesi te “zbute” apo te fshije ngjarjen e turpshme qe ndodhi mbreme ne shkallet e stadiumit.

Klubi jone do beje maksimumin dhe do kontaktoje Juristet me te mire per ti shkuar deri ne fund kesaj ceshtje.Ne nuk kerkojme asgje me shume se respektimi i kombit Shqiptar.Dinjiteti dhe krenaria jone kombetare nuk mund te fyhen nga askush ndaj kemi vendosur qe kete rast ta cojme deri ne fund ne respekt te tifozeve tane por edhe gjithe komunitetit Shqiptar ane-mbane botes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekskluzive/ Presidenti i Federatës shqiptare Armand Duka u përgjigjet tifozëve Kuq e Zi për letrën e hapur
Zv/Presidenti i Federatës serbe: Lojtarët serbë do i sulmojnë në Shqipëri, mund të mos kemi mbrojtje »
Article Logic
Execution time: 0.017930030822754
array(1) { ["section"]=> string(93) "reagon-skenderbeu-ruset-nuk-mund-t-ia-hedhin-me-nje-ndjese-publike-uefa-me-dy-standarde-22212" }