Reagon tani në mesnatë vajza e Dritëroit: E mallkuara vdekje të mposhti... (E PLOTË)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 00:50 06-02-2017 Reagon tani në mesnatë vajza e Dritëroit: E mallkuara vdekje të mposhti... (E PLOTË)

Reagon vajza e Dritëro Agollit, pas humbjes së madhe. Elona Agolli ka gjetur forcë për të shkruar disa rreshta vërtet prekës që reflektojnë dhimbjen që ndjen në këto momente.

Reagimi i plotë:

Ati im Dritëro , 
Ke shkruar aq shumë poezi për vdekjen , duke dashur të sfidoje ankthin prej saj . E mallkuara të mposhti ; të mposhti fizikisht e përkohësisht. 
Dritëroi po fle ,dhe në ëndrrat e gjithkujt do shfaqet përherë si bardi Dritëro që kurrë vdekje nuk ka . 
Ati im , nuk më ndodhesh pranë fizikisht , unë nuk të ledhatoj dot flokët e bardha e të bukura tanimë, unë nuk këmbej dot mendime dhe ide  të mençura , por unë të lexoj, të ndjej,të kam të gjallë. 
Më thoje dikur që "e di ti si thotë një i ditur?:Sa më larg distancohesh nga ndërtesat e larta , aq më të larta duken ." 
Dhe ti Ati im je si ai monument i lartë që përherë do na shëmbëllesh edhe më i lartë. 
Nuk është e lehtë për mua , vajzën, që përballë dashurisë së pakufi e pa kushte për Atin ,të pranojë ligjet e natyrës e faktin që jeta është proces .
 
" Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë ,
Është turp kaq shpejt të rrish e të vdesësh
Ne ëndërronim një vdekje pak më të mirê 
Duke vdekur fytyrat tona t'i shihnim ne pikën e vesës.". gjëmon zëri i poetit , në "Ëndêrr e prerë".
 
Ati im i shenjtë Dritëro lamtumirë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026658058166504
array(1) { ["section"]=> string(85) "reagon-tani-ne-mesnate-vajza-e-driteroit-e-mallkuara-vdekje-te-mposhti-e-plotel-67835" }