Reagon Taulant Balla për zgjedhjen e ish-truprojës së Berishës në Komisionin e Etikës së Futbollit

Publikuar tek: politike, më 20:09 10-03-2016 Reagon Taulant Balla për zgjedhjen e ish-truprojës së Berishës në Komisionin e Etikës së Futbollit

Deputeti Taulant Balla ka reaguar për zgjedhjet në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Shqiptare të Futbollit për Komisionin e Etikës, për zgjedhjen e ish-bodyguardit të Sali Berishës, Agron Kulicaj i cili ka marrë më shumë vota se Hito Hitaj një ikonë e gjallë e historisë së futbollit shqiptar dhe në listën e kandidatëve ishte edhe ish-deputeti i PD Dashnor Sula.

“Si ka mundësi që në këtë Komision kaq të rëndësishëm të FSHF propozohen këta lloj njerëzish? Si mund të futet në votim Dash Sula, kur vetë FSHF i ka ndaluar përjetë prezencën në një stadium futbolli për goditje me armë dhe kërcënim me jetë të gjyqtareve të futbollit?

Si ka mundësi që një njeri i inkriminuar si Agron Kulicaj mund të kontrollojë etikën në futbollin shqiptar?

Respektoj katër zotërninjtë e tjerë, por është një turp që FSHF bën këto lloj procesesh dhe përkrah emrave të nderuar të futbollit, vendos ish-bodyguardin e Sali Berishës apo ish-deputetin e dhunës nëpër stadiume.

Shpresoj që Asambleja e FSHF të reflektojë dhe ta largoje Agron Kulicajn”, ka thënë Balla

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani në Baku: Zgjidhja e krizës së refugjatëve gjendet te burimi i saj
Rama: Jam krenar për ndërtimet te liqeni, do ndërtojmë prapë »
Article Logic
Execution time: 0.024818897247314
array(1) { ["section"]=> string(104) "reagon-taulant-balla-per-zgjedhjen-e-ish-truprojes-se-berishes-ne-komisionin-e-etikes-se-futbollit-34780" }