Reagon Viron Bezhani për akuzat e peshëngritësit, si është e vërteta

Publikuar tek: sport, më 18:45 05-08-2016 Reagon Viron Bezhani për akuzat e peshëngritësit, si është e vërteta

Peshëngritësi Briken Calja akuzoi se nuk ka marrë asnjë mbështetje financiare, në mënyrë që performanca e tij në Lojërat Olimpike në Rio të jetë në nivelet të larta. Menjëherë pas kësaj ka reaguar edhe Viron Bezhani, Kreu i Komitetit Olimpik, i cili për newsport.al ka sqaruar se bursa financiare i është dhënë Federatës së Peshëngritjes dhe është ajo që vendos se kush do ta përfitojë.

“Bursa i është dhënë Federatës së Peshëngritjes, më pas ajo vendos se kush do e përfitojë atë. Por nuk është e rëndësishme të merremi me këtë gjë në këto momente. Unë iu kërkoj që t’i lemë të qetë sportistët para garave në mënyrë që ata të fokusohen si duhet dhe të arrijmë rezultate të larta në Rio”, deklaroi Bezhani.

Kreu i Komitetit Olimpik dha edhe mendimin e tij për të dy sportistët si Luiza Gegën dhe Briken Caljan dhe tregoi për pritshmëritë e mëdha që ka për ta, pasi të dy janë të talentuar.

‘’Për të qenë realistë ne kemi pritshmëritë tona për peshëngritsin Briken Calja dhe atleten Luiza Gega. Sigurisht që edhe për sportistët e tjerë, të cilët do të japin maksimumin ku shpresoj të sjellin një rezultat pozitiv’’, përfundoi presidenti i KOKSH-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Rio 2016”, ja ku mund ta ndiqni ceremoninë e hapjes së lojërave olimpike
Skandal i peshëngritjes / Presidenti mbyll trajnerin në dhomë për t'i zënë vendin në ceremoninë hapëse »
Article Logic
Execution time: 0.0074870586395264
array(1) { ["section"]=> string(73) "reagon-viron-bezhani-per-akuzat-e-peshengritesit-si-eshte-e-verteta-48896" }