Reagon Xhelal Mziu pas deklaratës së Tahirit: Ka frikë se Shullazi flet para organeve të drejtësisë

Publikuar tek: politike, më 18:04 20-04-2016 Reagon Xhelal Mziu pas deklaratës së Tahirit: Ka frikë se Shullazi flet para organeve të drejtësisë

Pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili tha ditën e sotme tha se Partia Demokratike duhet të reagojë për arrestimine e Xhelal Mziut duke thënë se ”Keni dëgjuar të merret SHQUP me Xhelalan. SHQUP mendon se populli përtyp atë që përtypin ata. Unë nuk kam kohë të merrem me përtypjen e SHQUP-it”, ka reaguar edhe kryebashkiaku i Kamzës.

“Bashkia Kamëz i kujton Saimir Tahirit që njerëzit e lidhur me krimin si ai duhet të përgjigjen për atë që tashmë di çdo qytetar shqiptar. Saimiri, ky ushtar i Shullazit, duhet të jetë mërzitur, pasi ka frikë se mos ai flet në organet e drejtësisë dhe opinioni publik mëson më shumë nga sa di”, thuhet në reagim. Përgjigjja e Bashkisë së Kamzës ndaj Tahirit mbyllet me pesë pyetje drejtuar ministrit të Brendshëm.

1. Kush i jepte imunitet Shullazit në gjobat që u ka vënë biznesmenëve?

2. A është ai ushtar i Shullazit?

3. Çfarë e lidh Saimir Tahirin me Shullazin, vjedhjen e votave?

4. Kush ndërhyn për lirimin e kriminelëve nga qelitë e komisariateve?

5. Përse u përplas policia me prokurorinë në rastin e Shullazit? Nga vini urdhrat në drejtorinë e policisë Tiranë?”, shprehet Mziu në reagimin e  tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E fton t’i bashkohet PS-së, vajza e aktorit shqiptar-Edi Ramës: Na trajton si shifra, po përdor metodë shkatërruese
Vetofrohet Izet Haxhia: Kam 1 vit që denoncoj krimet e Berishës, por askush nuk më pyet »
Article Logic
Execution time: 0.020864009857178
array(1) { ["section"]=> string(104) "reagon-xhelal-mziu-pas-deklarates-se-tahirit-ka-frike-se-shullazi-flet-para-organeve-te-drejtesise-38190" }