Reagon Ylli Manjani lidhur me arrestimet e orëve të fundit: “Terror shtetëror”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:11 02-01-2018 Reagon Ylli Manjani lidhur me arrestimet e orëve të fundit: “Terror shtetëror”

Ish-minstri i drejtësisë Ylli Manjani, ka bërë një reagim ditën e sotme në rrjetin e tij social facebook lidhur me arrestimet e orëve të fundit të disa anëtarëve të opozitës.

 

Sipas Manjanit policia po ndalon njerëz vetëm për arsye politike dhe po ndan familjet pa asnjë mëshirë njerëzore në mes të festës së Vitit të Ri.

”Kjo quhet as më pak e as më shumë TERROR SHTETËROR!

Policia po kërcënon se kush del në demonstratë do arrestohet! Kulmi!” Ka shkruar manjani në reagimin e tij.

Ja reagimi i plotë i ish-ministrit:

Asnjë surprizë!

Policia politike po vepron siç pritej. Ndalon njerëz vetëm për arësye politike! I ndan nga familjet pa asnjë mëshirë njerëzore në mes të festës së vitit të ri!

Ligji ska më asnjë lidhje me këtë sjellje! Sa për sqarim, policia mund të ndalojë dhe të shoqërojë dikë ose në kushtet e një emergjence (nevoje të ngutshme nga një rrethanë e atëçastshme),ose në zbatim të një vendimi gjykate (as urdhëri i prokurorit nuk mjafton më).

Në cilën prej këtyre rrethanave u ndaluan ato njerëz ditët e festave?!!!

Thonë se janë ndaluar për pjesmarrje në demonstratë. Po kjo ishte para 10 ditësh?!

Kjo quhet as më pak e as më shumë TERROR SHTETËROR!

Policia po kërcënon se kush del në demonstratë do arrestohet! Kulmi!

Për herë të fundit këto histori i dëgjuan në vitin 1990, ku edhe policia, organizatat e partisë dhe Komitetet e Rinisë bënin fiks të njëjtin terrorr.

Nuk zënë mend komunistët rilindas! Bëjnë të njëjtin gabim, si atëhere!

Ta gëzojmë policinë politike!

 ylli_copy_copy.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029581785202026
array(1) { ["section"]=> string(82) "reagon-ylli-manjani-lidhur-me-arrestimet-e-oreve-te-fundit-terror-shteteror-105193" }