Real Madrid kampion i Europës për të 11-ën herë. Simeone: Po mendoj për të ardhmen

Publikuar tek: sport, më 06:29 29-05-2016 Real Madrid kampion i Europës për të 11-ën herë. Simeone: Po mendoj për të ardhmen

Real Madrid është shpallur për të 11-ën herë kampion i Championas League. Skuadra e Zinedine Zidane mposhti rivalët e Atletiko Madrid me gjuajtjet e penalltive, ndërsa ishte Cristiano Ronaldo ai që vuloi çdo gjë në Milano.

Minutat e para i mbërthyen skuadrat në mesfushë duke mos rrezikuar pothuajse asgjë por në të 6-ën Oblak rezultoi vendimtar me pritjen e goditjes së Benzema. Me kalimin e minutave nervozizmi u rrit dhe ndeshja u duk e bllokuar por në të 15-ën, Sergio Ramos mjaftoi me një prekje të lehtë edhe pse në pozicion të dyshimtë, për të dënuar rivalët me një gol shumë të rëndësishëm që e fuqi sfidën në një rrugë pa kthim. Pas disavantazhit, “Los Colconeros” besuan te kontrolli i topit duke lëshuar disa shkëndija të vakëta me Griezmann por pa dhënë sinjale të rrezikshme në portën e Keylor Navas.

Pak sekonda pas rikthimit të skuadrave në fushën e lojës, ishte Fernando Torres ai që u pengua në zonën e rreptësisë nga Pepe dhe për kryesorin Klatenburg nuk kishte dyshime, 11-metërsh. Griezman mori përsipër ekzekutimin por pesha e madhe e përgjegjësisë rëndoi këmbët e francezit që e stampoi topin në transversë.

Në të 78-ën, ishte sërish Oblak që shpëtoi Atleticon pas goditjes së Cristiano Ronaldos, ndërsa në aksionin pasardhës, një kombinim perfekt mes Gabit, Juanfran dhe Carracsos u finalizua në gol. 1-1 dhe finalja e 2 viteve më parë u përsërit në Milano me të dyja skuadrat që iu drejtuan kohës shtesë.  30 minutat nuk ndryshuan asgjë në rezultat dhe skuadrat iu drejtuan për drejtësi pikës së bardhë, aty ku Juanfran e ndali topin në shyllë ndërsa Cristiano Ronaldo shënoi 11-metërshin që fiksoi shifrat në 5-3.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Atletikos, Diego Simeone ka deklaruar se është duke menduar për të ardhmen. Ai u shpreh shumë i zhgënjyer për faktin se kjo ishte finalja e dytë e Champions që humbi në tre vite, përballë të së njejtës skuadër.

“Është koha për të menduar. Kur jep gjithçka dhe akoma nuk mjafton, bëhet e vështirë. Këto tre vite kanë qenë të mrekullueshme, por nuk jam i lumtur për atë çka ndodhi sot. Nuk e di kush më dhemb më shumë, kjo finale, apo ajo para kësaj”, tha tekniku argjentinas.

Ndërkohë sa i përket Zidane, francezi ka shijuar trofeun e parë të Champions League si trajner. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biasi në konferencë për shtyp: Jep lajme të mira dhe zbulon datën e zgjedhjes përfundimtare për Francë
Veprimi i arbitrit që shkaktoi të qeshura në finalen e Champions League (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.0045850276947021
array(1) { ["section"]=> string(86) "real-madrid-kampion-i-europes-per-te-11-en-here-simeone-po-mendoj-per-te-ardhmen-41772" }