Real Madrid në majën e futbollit botëror, tripletë e Ronaldos

Publikuar tek: sport, më 14:37 18-12-2016 Real Madrid në majën e futbollit botëror, tripletë e Ronaldos

Real Madrid është kampion i botës për klube. Skuadra madrilene vuajti shumë dhe arriti të fitojë vetëm pas kohës shtesë ndaj Kashima.

Karim Benzema hapi takimin në minutat e para por skuadra japoneze iu kundërpërgjigj në fund të pjesës së parë me anë të Shisabaki. Kashima e surprizoi Realin pak pas fillimit të pjesës së dytë përsëri me Shisabakin por pak minuta më vonë Ronaldo vuri barazpeshën me një penallti. Minutat e rregullta u mbyllën në barazim dhe duhej koha shtesë për të vendosur fituesin.

Ronaldo hipi në poltron në pjesën e parë të kohës shtesë duke shënuar dy herë dhe vulosur tripletën e tij personale në këtë takim. Real Madrid tashmë është në majën e futbollit botëror duke u kurorëzuar për herë të dytë kampion bote për klube.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U largua nga Shqipëria për Kosovën, por FIFA i bën “bllok” qendërmbrojtësit
Goditi kundërshtarin me kokë, FIFA dënon me disa ndeshje pezullim Etrit Berishën. Gjobë edhe për FSHF »
Article Logic
Execution time: 0.0041971206665039
array(1) { ["section"]=> string(66) "real-madrid-ne-majen-e-futbollit-boteror-triplete-e-ronaldos-63040" }