Real Madrid shënjestron Kavanin për sulmin

Publikuar tek: sport, më 17:37 26-12-2017 Real Madrid shënjestron Kavanin për sulmin

Real Madrid është në krizë këtë vit në repartin e sulmit, duke vuajtur shumë gjetjen e golit.

Drejtuesit madrilen janë duke menduar për disa emra të mundshëm për të përforcuar vijën e parë të sulmit.

Me një largim të mundshëm të Benzema, i pari në listën e “Blaugranave” duket se është Edison Kavani. Më herët ishte folur edhe për një interesim të Realit për Ikardin, por në ditët e fundit më tërheqës është bërë emri i uruguajanit.

Këtë vit Kavani është duke bërë një sezon fantastik me PSG  duke shënuar shumë gola. Për këtë arsye mediat spanjolle flasin për një ofertë të Realit të Madridit në drejtim të Kavanit.

Ende nuk flitet për shifra, por kalimi i tij të “mbretërorët” mund të bëhet shumë i mundur, pasi PSG do t’i fokusojë aksionet e saj te Neymar. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kane shënon tripletë dhe bën historinë, kjo nuk kishte ndodhur më parë në Angli
Surpriza, talenti i kombëtares drejt klubit të njohur të Serie A »
Article Logic
Execution time: 0.024087905883789
array(1) { ["section"]=> string(49) "real-madrid-shenjestron-kavanin-per-sulmin-104440" }