Real Madridi dhe Florentino Perez marrin vendimin për të ardhmen e Benitez

Publikuar tek: sport, më 20:07 23-11-2015 Real Madridi dhe Florentino Perez marrin vendimin për të ardhmen e Benitez

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez ka dalë në një konferencë për shtyp këtë mbrëmje (23.11) për të folur lidhur me situatën ku ndodhet skuadra si dhe për të ardhmen e trajnerit Rafa Benitez.

Perez ka deklaruar se Benitez-it i nevojitet më shumë kohë dhe se ai ka të gjithë mbështetjen klubit.

“Ne kemi zhvilluar një mbledhje me bordin dhe analizuam të gjithë situatën te Real Madridi. Rafa ka të gjithë mbështetjen tonë. Ai i ka aftësitë dhe puna e tij këtu sapo ka nisur. Ta lejojmë atë të punojë dhe objektivat do të arrihen”, ka thënë Perez, duke mbështetur kështu Benitezin.

Pas humbjes 4-0 ndaj Barcelonës në “Santiago Bernabeu” tifozë të shumtë kanë kërkuar largimin e Benitezit nga posti i trajnerit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndeshja për femra Shqipëri-Francë tremb autoritetet, rrezik për sulme terroriste në “Qemal Stafa”
Flamurtari ‘’bllokon” stadiumin, nuk i lejon FSHF-së të organizojë ‘Kupën Pavarësia’ »
Article Logic
Execution time: 0.0043671131134033
array(1) { ["section"]=> string(80) "real-madridi-dhe-florentino-perez-marrin-vendimin-per-te-ardhmen-e-benitez-26121" }