Real Madridi skuadra më e pasur në botë për vitin e 10 radhazi

Publikuar tek: sport, më 15:56 22-01-2015 Real Madridi skuadra më e pasur në botë për vitin e 10 radhazi

Real Madrid, për vitin e 10-të radhazi kryeson renditjen e klubeve më të pasura në botë, në bazë të të ardhurave vjetore.

Deloitte Money League 2015 e publikuar këtë javë, ka bërë të ditur se fitimet e 20 klubeve më të pasura në botë, gjatë sezonit 2013-14 kanë qenë 6.79 miliardë euro, 873 milionë euro më tepër se viti paraprak.

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Real Madrid, vazhdon të jetë në krye për edicionin e 10-të me radhë, me 549.5 milionë euro të ardhura në vit, mirëpo gjigantët e Premierligës kanë konsoliduar pozitat e tyre si fuqi dominuese në futbollin botëror ku tetë nga 20 klubet e para vijnë nga Anglia, si rezultat i parave të fituara nga marrëveshjet e transmetimit.

Pavarësisht sezonit dëshpërues, Manchester United është ngjitur në vendin e dytë, me 518 milionë euro. “Pavarësisht sezonit të dëshpëruar në 2013-14, strategjia komerciale e Unitedit, me ndihmën e partnerëve globalë dhe regjional ka siguruar rritje substanciale”, deklaroi Austin Houlihan nga Deloitte.

“Mungesa e tyre nga garat evropiane të këtij sezoni, do të ndihen në renditjen e vitit të ardhshëm, por nëse ata mund të rikthehen në Ligën e Kampionëve më 2015-16, ekziston mundësia që të jenë në krye pas dy vitesh”, shtoi ai. Manchester City, Chelsea, Arsenal dhe Liverpool, janë përfaqësuesit e tjerë të Premierligës që kanë zënë vend në top-dhjetëshe, kurse Tottenham është i shoqëruar nga Neëcastle dhe Everton, në top 20.

Rivali më i madh i Real Madridit, Barcelona, ka rënë nga pozita e dytë në të katërtën. Fitimet e gjigantit katalanas kanë rënë në 484.6 milionë euro në 2013-14, kurse kampioni i Bundesligës, Bayern Munich është i treti me 487.5 milionë euro. Kampioni i Ligue 1, Paris Saint-Germain ka konsoliduar pozitën e pestë me 474.2 milionë euro në vit.

1. Real Madrid: 549.5m (518.9m)

2. Man Utd: 518m (423.8m)

3. Bayern Munich: 487.5m (431.2m)

4. Barcelona: 484.6m (482.6m)

5. Paris Saint Germain; 474.2m (398.8m)

6. Manchester City: 414.4m (316.2m)

7. Chelsea: 387.9m (303.4m)

8. Arsenal: 359.3m (284.3)

9. Liverpool: 305.9m (240.6m)

10. Juventus: 279.4m (272.4m)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eh ç’bën dashuria! Schweinsteiger me flamurin serb në këpucë
UEFA: Xhaka, surprizë në Champions League »
Article Logic
Execution time: 0.0042879581451416
array(1) { ["section"]=> string(67) "real-madridi-skuadra-me-e-pasur-ne-bote-per-vitin-e-10-radhazi-1205" }